FB

January 29, 2024 | 6:09

Besimi tek të tjerët nuk varet nga betime të tilla si: “Me vdektë çuni që po të them të vërtetën”…

Nga Lira Gjika, pediatre

 

“Me vdektë çuni që po të them të vërtetën” apo “për kokën e çunit apo të gocës”. Këto betime të tmerrshme, të cilat nuk na shkulen nga fjalori, i bëjnë si pa gjë të keq, burrat dhe gratë pa dallim. Ajo që të bën përshtypje, është se, asnjë nuk mendon se çfarë po “nxjerr” nga goja dhe për çfarë bëhen gjithë këto betime, që të rrënqethin mishin kur i dëgjon.

lslslsl

Bëhen për t’i besuar një dikush, që sado i rëndësishëm që të jetë, nuk vlen sa jeta e fëmijës. Dhe ajo, që është më e dhimshme, qëndron në faktin që asnjë nuk betohet për veten dhe kur i thua: -Çfarë flet, kush është ky njeri që ti duhet të thuash një betim të tillë? – Pa gjë të keq thonë: “Që të më besojë”. Ky mosbesim te fjala e vet personit, tregon një shkallë të ulët vetëvlerësimi dhe papërgjegjshmëri.

A i ka shkuar në mendje ndokujt po t’i dëgjojë fëmija çfarë do të ndjejë, mendojë dhe provojë? Kujdes prindër, zgjidhini fjalët dhe mendojini mirë para se t’i nxirni nga goja! Ju jeni modeli dhe siguria e fëmijës tuaj.

Çfarë modeli do t’i ofroni fëmijës, kur nuk dini se çfarë thoni, që nuk i besoni as vetë fjalës tuaj apo që tjetri është më i rëndësishëm se vetë fëmija që thoni se e doni shumë?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top