Këtë vit besimtarët myslimanë do ta falin namazin e Fiter Bajramit në xhaminë e madhe të Namazgjasë. Një vepër fetare multifunksionale, ku do të mund të kryejnë ritet fetare rreth 5000 besimtarë.
Xhamia e namazgjasë shtrihet në një sipërfaqe prej 6000 m2, në vendin e njohur si Namazgjaja e Tiranës, me kupolën e lartë 35 metra dhe katër minare, lartësia e të cilave shkon në 50 metra.
Xhamia e Namazgjasë është një kompleks multifunksional, që e shndërron Namazgjanë në një zonë sociale për të gjithë banorët e kryeqytetit. Në xhami mund të falen njëkohësisht mbi 5000 besimtarë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.