FB

November 25, 2023 | 7:36

Besoji intuitës… Mjafton një fjalë, një heshtje, një shikim, një buzëqeshje për të kuptuar atë që kemi përballë

 

E dua fjalën e bukur e të sinqertë, fjalën e mençur, inkurajuese që përcjell një mesazh ku ti reflekton për më mirë. Por të jem e qartë, asnjëherë nuk më ka impresionuar askush kur fjalët i ka përdorur me qëllim tjetër, për të tërhequr vëmendjen apo manipuluar argumentat.

arta-llana-psikologe-klinikeDisa lodhen shumë të duken karizmatikë, e me gjithë përpjekjet e tyre, dalin  më të hidhur se ç’janë.  Unë mendoj se të gjithë kanë si busull shpirtin e tyre, që manifestohet më pas me atë që përcjellin tek të tjerët. Është diçka që rrjedh aq natyrshëm. Për Frojdin do të ishte diçka që del në sipërfaqe pa na pyetur ne dhe që të nxjerr zbuluar përtej asaj që kërkon të shfaqesh.

E keni vënë re se si “ngecet” koha kur jemi në biseda me disa njerëz? Edhe minutat mezi shtyhen me ta, sikur të marrin frymën. Ndërsa me disa të tjerë koha fluturon, madje edhe heshtja ka kuptim e të mbush me frymë.

Osho do të thoshte se, në momentin që fusim analizën për të qenë sa më racionalë në një gjykim të një situate, atëherë kemi humbur të vërtetën. Ndërsa Kanti, do ishte dakord (edhe pse pjesërisht) se asnjë nga njohuritë tona nuk mund të tejkalojë përvojën. Pra, besoji asaj ndjesisë së parë që vjen me pjesën joverbale, besoji intuitës pa e justifikuar ose deformuar gjatë rrugës. Përvoja gjithashtu  të vjen në ndihmë me këshillën e çastit, ku në të cilën truri e përpunon informacionin aq  shpejt, njëjtë si një klikim në kompjuter.

Vetëm kur njerëzit të binden që interpretimi i shtyrë nga egoja dhe i bashkuar me toksicitet është thjesht një medium falsiteti që të largon nga e vërtetë, vetëm atëherë do kërkojnë dhe do do çmojnë një bisedë të sinqertë dhe cilësore.

in

Ka njerëz që të buzëqeshin, por ndien neveritje, sepse me atë buzëqeshje mundohen të të ofendojnë, sulmojnë apo ironizojnë… Ashtu sikurse ka buzëqeshje pas syve që lotojnë të fshehura, por duan që të përcjellin kurajë dhe shpresë tek tjetri… Ashtu sikurse ka shikime që duan të të poshtërojnë, sa as vetë nuk i fshehin dot, ashtu ka edhe shikime në heshtje, por që përcjellin respekt maksimal. Shikim që të ngushëllon, shikim që është me ty në atë çast, që është duke qarë me ty apo është duke gëzuar me ty…

Mjafton një fjalë, një heshtje, një shikim, një buzëqeshje për të kuptuar atë që kemi përballë, dhe çfarë mezi ka pritur ta përcjellë tek ty, qoftë për mirë apo për keq.

Nuk duhet nxituar në konkluzione, as në keqkuptime për gjëra të vogla. Por jeta ka treguar që njerëzit e gjejnë rrethanën e tyre të jetuar edhe nga shumë të tjerë, njëjtë si ata. Ky është momenti kur njerëzit kuptojnë njëri-tjetrin lehtësisht edhe pse flasin gjuhë të ndryshme.

Mund t’i japësh edhe një mundësi tjetrit t’i përsërisë veprimet e veta disa herë, për të shpalosur veten plotësisht se kush është në të vërtetë, dhe kush është në thelbin e vet. Kjo është një mënyrë për të shmangur rastësitë rëndom në marrëdhënie me veten, ose veprimet aksidentale si pasojë e ndonjë shkaku tjetër. Mund të ndodhë që pas kësaj, fatkeqësisht të mos përshtatem dot më tutje me këtë lloj mendësie, apo lojë të mendjes së tyre, dhe ke në dorë zgjedhjen tënde.

Sepse, në të vërtetë, për dikë të drejtë dhe me parime, është pak problem përshtatja me ata që i justifikojnë më pas sjelljet e tyre neveritëse me lehtësi të madhe, pasi ata janë si kameleonët që ristartojnë ndryshe, por në thelb mbeten po ata sërish.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top