Artistja “Lemonade” u nderua për punën e saj me organizatën e saj jofitimprurëse, BeyGOOD.
Në shfaqjen e parë të çmimeve virtuale të rrjetit, në mesin e pandemisë COVID-19, Michelle Obama i dhuroi artistes një çmim, duke deklaruar se ka qenë duke ndriçuar skenat, duke i dhënë bukuri botës me talentin e saj, bujarinë e saj shpirtërore dhe duke falur dashuri për komunitetin e saj. Obama vazhdoi duke thënë: “Ju mund ta shihni atë në çdo gjë që bën, nga muzika e saj që i jep zë gëzimit të komunitetit rom dhe dhimbjes së tij, për aktivizmin e saj që kërkon drejtësi për jetën e të zinjve”.
Beyoncé u nderua për punën e saj filantropike gjatë gjithë karrierës së saj dhe me organizatën e saj jofitimprurëse, BeyGOOD. Gjatë viteve të fundit, artistja ka krijuar bursa për studentë të kolegjeve dhe universiteteve ku bëjnë pjesë komuniteti i të Zinjve, ka siguruar ushqim për viktimat e uraganit Harvey dhe ndihmoi në sjelljen e ujit të pastër në vendin e Afrikës Lindore të Burundi.
Ajo ka përdorur gjithashtu platformën e saj për të folur kundër padrejtësisë ndaj komuniteteve të margjinalizuara. Ajo lançoi një Fond të Zi të Biznesit të administruar nga Lidhja Urbane për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të njerëzve me ngjyrë.
Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi P.N.Luarazi / Burimi huffingtonpost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.