Këshilla & Arsye

July 28, 2018 | 8:10

Biblioterapia për fëmijët, avantazhet e të lexuarit

Është e njohur që leximi i librave përmirëson aftësitë empatike dhe të nxënit. Edukimi i fëmijëve me lexim mund t’u sjellë përfitime të ndryshme. Në moshën parashkollore, fëmijët stimulohen dhe më pas e zhvillojnë aftësinë e leximit. Por përtej motivimeve arsimore, duke lexuar libra, fëmijët mund të përjetojnë përfitime të mahnitshme.

Ndonjëherë u dhurojmë libra fëmijëve dhe ndoshta e bëjmë në një mënyrë sipërfaqësore, duke mos ditur se sa mund t’i ndihmojnë. Le ta shohim.

ok

Librat…

Zhvillojnë aftësinë e përqendrimit dhe vëmendjes.

Të lexosh një libër, apo përgjithësisht, letërsi, ndikon ndjeshëm në rritjen konjitive të mendjes së fëmijës, përmirëson aftësitë krijuese dhe imagjinatën, mëson si të çlodhet, e bën trurin më të përgjegjshëm në ndjekjen efikase të aktiviteteve të përditshme, kështu që, përmirëson aftësitë për vëmendje dhe përqendrim më të mirë.

Ndihmon në përballimin me sukses të vështirësive të jetës.

Janë disa libra të shkruara në mënyrë specifike për t’i ndihmuar fëmijët të kapërcejnë situata që mund të jenë të vështira për ta, si: frika nga errësira, shkuarja tek mjeku, dita e parë e shkollës etj. Leximi i këtyre librave mund të nxisë strategji të reja të sjelljes te fëmija, për t’u përgatitur, përballur dhe menaxhuar vështirësitë e jetës.

leggere-981x540-1

Zhvillojnë inteligjencën emotive

Për një zhvillim të shëndetshëm, për t’u bërë të rritur të ekuilibruar, është e rëndësishme që, që në vogëli t’u mësohet fëmijëve të njihen me emocionet që përjetojnë në jetën e përditshme. Dhe nuk është e rëndësishme të njohin veten ndjenjat e tyre, por gjithashtu të dinë se si t’i njohin këto emocione bashkë me të tjerët (ndjeshmëria). Në këto raste, libra mund të jenë themelorë, sepse për shembull: tregimet e thjeshta e të qarta, të kombinuara me vizatimet e ilustruara, mund të kenë një fuqi të madhe tek të mësuarit. Ekzistojnë libra që flasin për ndjeshmërinë, zemërimin, turpin, krenarinë dhe dashurinë. Ka nga të gjitha llojet. Ndaj libri mund të mësojë të njohësh atë që je duke jetuar, të dish si të sillesh në lidhje me emocionet e ndryshme.

Përmirëson marrëdhënien prind-fëmijë

Njihet tashmë që, psikologët dhe edukatorët janë të gjithë dakord duke thënë se: leximi i fabulave apo i librave nga prindërit te fëmijët, përmirëson lidhjen midis tyre. Leximi nga njëri prind, lejon që fëmija të relaksohet dhe të përjetojë një moment kënaqësie të pastër të lidhjes me prindin, një ishull lumturie ku nuk bëjnë pjesë shqetësimet e jetës së përditshme. Është një veprim që merr një domethënie të madhe ndjeshmërie se sa vetë gjesti.

Përmirëson vetëbesimin

Faza në të cilën fëmijët zhvillojnë aftësinë e leximit bëhet për ta një fazë evolucionare në të cilën vetëvlerësimi rritet shumë, sepse ata janë duke bërë një veprim në të cilin vënë shumë energji për të qenë në gjendje ta realizojnë. Pra, të mësuarit për të lexuar, ndihmon për të zhvilluar vetëbesimin, për të ditur se si të kenë sukses në diçka. Nëse prindërit ndihmojnë në këtë aspekt thelbësor për rritjen e fëmijës, duke i kushtuar kohë, dëgjim, ndjeshmëri dhe inkurajim, kjo do të thotë që vetëbesimi dhe optimizmi do të rritet në mënyrë treguese.

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top