Në fokus

July 28, 2018 | 8:13

Studimi: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në shtimin e vetëvrasjeve

Një studim i ri, i cili është botuar ditën e hënë në revistën Nature Climate Change, mund të arrijë në përfundimin se rritja e temperaturave mund të çojë në shtimin e vetëvrasjeve. Hulumtimi është ndër të parët që shqyrton efektet që ndryshimet klimatike mund të kenë në shëndetin mendor të një personi. Hulumtimi mori statistika mujore në lidhje me vetëvrasjet e shumtë që ndodhin nga Shtetet e Bashkuara dhe Meksika gjatë dekadave të fundit duke i krahasuar të dhënat me informacionin e temperaturës dhe të reshjeve.

1

Faktorë të tjerë, si variacionet sezonale, nivelet e varfërisë dhe vetëvrasjet e tjera, u morën parasysh gjithashtu, sipas një raporti nga Guardian. Marshall Burke, një profesor asistent në Universitetin Stanford dhe autor kryesor i studimit, shpjegon se nga të dhënat e analizës rezulton që normat e vetëvrasjeve u rritën me 0.7% në SHBA si dhe në komunitetin meksikan ku ka një rritje  prej 1 shkallë në temperaturë mesatare mujore.

Normat janë të krahasueshme me ato të krijuara nga një recesion ekonomik, raportojnë shkencëtarët. “Ne gjejmë një marrëdhënie shumë të qëndrueshme midis rritjes së temperaturës dhe rritjes së rrezikut të vetëvrasjeve”, tha Burke, duke shtuar se vetëvrasja është një “fenomen shumë kompleks” dhe ka shumë faktorë të tjerë përveç klimës që mund të luajë një rol të rrezikshëm vetëvrasës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se gati 800,000 njerëz vdesin për shkak të vetëvrasjeve çdo vit; ky është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve midis 15- deri 29-vjeç-arëve. Hulumtimi i Burke gjithashtu krahasoi të dhënat e temperaturës me normat e fjalëve të lidhura me depresionin.

Në më shumë se 600 milionë postime në Twitter. Ata zbuluan se rritja prej 1 gradë Celsius në temperaturën mesatare mujore mund të lidhet me një rritje në postimet e Twitter me gjuhën depresive. Më shumë hulumtime janë të nevojshme për të shqyrtuar këtë lidhje, por studime të tjera mund të shpjegojë faktin mes sjelljes njerëzore dhe rritjes së temperaturës.

Nëse vazhdojnë trendet aktuale të ndryshimeve klimatike, shkencëtarët parashikuan që rritja e nxehtësisë mund të shkaktojë ndërmjet 9,000 dhe 40,000 vetëvrasje shtesë në SHBA dhe Meksikë deri në vitin 2050.

Pwrgatiti Ada Xhagolli/SCAN

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top