Mirëqenie

May 8, 2018 | 12:19

Bima që lufton inflamacionin dhe stresin

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Kjo bimë ka aftësi të fuqishme kuruese e arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen. Gjethet e bimës janë përdorur, gjithashtu, me tepricë në mjekësinë popullore.

Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor e çaji që mund të prodhoni nga gjethet e bimës është i shijshëm, por edhe qetësues. Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stres. Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm. Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj. Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt. Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave, por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrave dhe ujit nga trupi. Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë.

Barbaroza lufton bakteret dhe mykun, gjithashtu është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit. Ndërkohë nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem. Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top