Mirëqenie

November 11, 2019 | 8:55

Bimët që forcojnë sistemin tuaj imunitar

Forcimi i sistemit imunitar është një domosdoshmëri me ardhjen e sezonit të ftohtë, por edhe kur përballeni me kohë stresuese. Një jetë e rregullt dhe një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar janë tashmë një hap i parë thelbësor për të forcuar sistemin tonë imunitar.

5 bimët që ndihmojnë sistemin imunitar

  • Grejpfruit

Ato janë të dobishme për shembull kundër kërpudhave dhe mykut. Gjithashtu përmbajnë veti dezinfektuese që i bëjnë shumë të dobishme kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, prishjes së dhëmbëve, vështirësive në frymëmarrje, gëlbazës dhe dhimbjeve të fytit. Mund ta përdorni në formën e një ekstrakti që e gjeni në dyqanin e ilaçeve bimore: ndihmon për të mbajtur nën kontroll kolesterolin duke përmirësuar rrjedhën e gjakut dhe funksionimin e mëlçisë. Në përgjithësi, në dimër një lëng i këndshëm agrumesh është një parandalues i shkëlqyeshëm.

  • Hudhra dhe qepa

Qepa është antibakteriale dhe së bashku me hudhrën fiton një efikasitet antiviral. Përveç kësaj, hudhra stimulon qelizat e bardha të gjakut dhe është një antibiotik i fortë natyror.

  • Trëndafili i egër

Njëqind gramë trëndafil i egër përmbajnë aq vitaminë C sa tridhjetë portokaj. Nëse gjeni një tufë në kopsht ose afër shtëpisë tuaj, merrni një grusht të trëndafilave të egër, zieni pak ujë dhe shtoni ato pasi t’i keni shtypur me një lugë çaji: ato janë të dobishme kundër ftohjes dhe gripit. Ai është gjithashtu ndër antioksidantët më të fuqishëm natyral.

  • Nenexhiku

Ai ka një efekt baktericid dhe parandalon përhapjen e viruseve.

  • Xhenseni dhe xhenxhefili

Xhenseni është një nga mjetet më të njohura të mjekësisë kineze. Ju e gjeni atë si një ekstrakt të thatë, çaj bimor, pluhur ose tretësirë. Ka një veprim të fuqishëm kundër stresit, rrit rezistencën ndaj lodhjes dhe ndihmon prodhimin e interferonit, që është një substancë e prodhuar nga trupi dhe që është efektive kundër sëmundjeve virale. Nga ana tjetër, xhenxhefili është i vlefshëm për dhimbjet e fytit dhe gripin, si dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve.

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top