E pranishme në çdo tryezë, është shija tradicionale që e bën të pazëvendësueshme në çdo takim. Është birra Korça, birra e parë shqiptare, e cila ka arritur të kapërcejë kontinentet.
Sekreti qëndron tek formula e ruajtur me fanatizëm, si pija më e dashur mes shqiptarësh por edhe të huajsh, të cilët jo vetëm në Shqipëri por deri në Amerikën e Largët dhe Australi zgjedhin të shijojnë të parën, Birrën Korça. Prodhuar në fabrikën e ngritur në vitin 1928 në qytetin e Korçës, birra Korça është e kudogjendur. Dhe jo vetëm në familje, tryeza festive apo organizime të rastit.
Birra Korça është pija me aktivitetin më të lartë gjithëpërfshirës, logo e së cilës është e pranishme në bare, lokale, restorante, resorte, kompani me spektër të gjerë edhe sa i takon organizimeve kulturore, panaireve por po aq e pranishme edhe në kampionatet e futbollit apo komplekset sportive.
Sepse Birra Korça është shije unike e patjetërsueshme dhe e dashur për të gjithë.
Një bashkëpunim i tillë është përqafuar dhe nga Albania Padel Group, e para qendër sportive e llojit të saj në Ballkan. Ajo sjell sportin e padelit, një lojë që luhet me raketa në format dysh, pra 2 kundra 2. Një lojë zbavitëse dhe dinamike që luhet në një fushë rreth 25% më të vogël se fusha e tenisit, e rrethuar me xham dhe pjesërisht me rrjetë metalike.
E padyshim, pas një loje të nxehtë, djersëve që dehidratojnë trupin, nevoja për freski shuhet vetëm me Birrën Korça. Albania Padel Group ndodhet në kthesën e parë në hyrje të Vaqarrit, një kompleks sportiv i veçantë, i cili bën bashkë futbollistët, influencers, aktorët dhe shumëkënd që e shijon adrenalinën e dhuruar nga ky sport.
Sekreti i këtij sporti qëndron në faktin se është i përshtatshëm për të gjithë, pa dallim moshe, aftësie fizike apo eksperience në sport, dhe kjo ka kontribuar që Padel të bëhet jo vetëm një sport, por një lëvizje e vërtetë trend. Birra Korça shoqëron në këtë mjedis sportiv të gjithë aktivitetin e tij, duke qenë pjesë e pandalshme e ecurisë dhe shtrirjes së saj. Një alternativë ndryshe, në pauzat dhe shkëmbimet miqësore mes atyre që zgjedhin të ndajnë kohën e tyre sportive dhe relaksuese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.