Birra dhe pije të tjera alkoolike mund të jenë një ilaç i shkëlqyer kundër dhimbjes. Sipas një studimi të kryer nga disa studiues britanikë, efekti i tyre do të ishte edhe më i lartë se ai i paracetamolit.
Dr. Trevor Thompson nga Universiteti Greenwich në Londër sapo ka dhënë lajmin që të gjithë prisnin: “Ne kemi gjetur dëshmi bindëse për të treguar se alkooli është një ilaç kundër dhimbjeve të forta dhe është shumë më i fuqishëm se paracetamoli”.
Studimi që ai drejtoi tregoi se alkooli është në gjendje të rrisë pragun e dhimbjes dhe të zvogëlojë intensitetin e tij në trupin tonë. Por, si ndodh e gjithë kjo? Midis hipotezave të formuluara nga hulumtuesit ekziston mundësia që alkooli të zvogëlojë ndjesinë e dhembjes ose nga reduktimi i ankthit zvogëlohet perceptimi ynë i dhimbjes.
Efekti analgjezik i alkoolit mund të jetë një pikënisje e mirë për krijimin e llojeve të reja të barnave. Pirja e tepërt, nga ana tjetër, mund të ketë efekte shkatërruese në shëndet, me pasoja fatale edhe afatgjata.
Dr. Thompson thotë: “Ne mund të prodhojmë një ilaç të ri duke marrë vetëm gjërat “pozitive” të alkoolit dhe të kemi efekte potencialisht më të mira nga ato të garantuara nga ilaçet që gjenden aktualisht në treg”.
Burimi / www.leggo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.