Lira Gjika, mjeke pediatre
Në çastin kur nëna dhe fëmija takohen dhe njihen, nis dialogu mes tyre. Nëna e njeh me gjithçka që ka të bëjë me jetën dhe këtë botë. Ajo e prezanton me babanë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Fillon t’i tregojë se gjithë ditën do të qëndrojnë së bashku. Ajo do të kujdeset për të duke e ushqyer, kënduar dhe mbajtur ngrohtë, se ai është fëmija i saj dhe ajo e do çdo ditë e më shumë.
Do t’i mësojë ditën dhe natën, sepse ditën kryejmë shumë veprimtari ndërsa natën flemë. Nëna dhe babai flenë bashkë, ndërsa ai (ajo) fle në krevatin e tij (e saj). Nëna zgjohet për të sa herë të ketë nevojë dhe ai (ajo) duhet të flejë i qetë, se nëna ndodhet pranë tij.
Ajo do t’i tregojë se, nëse nëna dhe babai nuk do flinin bashkë, ata të tre nuk do të kishin mundur të takoheshin dhe ai (ajo) nuk do kishte ardhur në këtë botë kaq të çuditshme.
Kjo bisedë përsëritet vazhdimisht përgjatë gjithë fëmijërisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.