FB

October 5, 2021 | 8:15

Bishtajoret, proteina më e mirë, po ato të konservuara?

Një burim i çmuar i proteinave, bishtajoret nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezë dhe sipas ekspertëve ne duhet t’i hamë të paktën një herë në ditë. Problemi është se përgatitja e tyre kërkon kohë, të cilën shpesh nuk e kemi dhe shumica dyshojnë për vetitë e atyre të konservuara, alternativën e shpejtë.

Edhe pse bishtajoret e thata janë padyshim zgjidhja më e mirë për një dietë të shëndetshme, sepse kanë më shumë proteina, edhe ato të konservuara nuk dëmtohen! Kjo konfirmohet nga Dr. Silvia Goggi, e cila në një postim të publikuar në facebook, deklaroi se bishtajoret e konservuara janë “gjithmonë më mirë se sa të mos konsumoni fare bishtajore”.

E rëndësishme është që t’i konsumoni ato çdo ditë të javës sepse “duhet të jenë burimi kryesor i proteinave”. Nëse nuk keni mundësi që t’i gatuani, atëherë është më mirë të përdorni ato të gatshme. Natyrisht, gjëja më e mirë do të ishte të hani bishtajore të thata, por “ndryshimi është një proces i ngadalshëm, i cili kalon në disa shkallë”. Kështu që këshilla e mjekut është që të paktën të filloni t’i konsumoni çdo ditë, duke pasur parasysh se për një të rritur “përmbajtja e gjysmë kavanoz 240 g (pra rreth 120 g kur gatuhet) është më se e mjaftueshme si burim proteine për një vakt”.

Por kini kujdes nga gjërat e konservuara, veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj nikelit. Për të qenë të sigurt në lidhje me këtë problme, ne ju rekomandojmë që të preferoni kavanoza qelqi, të cilët janë më të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top