Biskotat e shkrifëta janë kryefjala e tryezës së festave të fundvitit. T’i ndani ato me të dashurit tuaj, të afërmit apo miqtë, janë një formë e të shprehurit të dashurisë përmes ëmbëlsisë së lehtë që ato kanë. Amvisa e emisionit Eneida Cakerri na propozon nga këndi i saj në emisionin “Vila24” në News24, recetën e duhur të përgatitjes së biskotave.
Për biskotat
90gr sheqer pluhur
1 lugë e vogël pluhur pjekës
1 vezë
110 gr gjalp
Pak kripë
270 gr miell
Për kremin lart
2 të bardha veze (60gr)
290 gr sheqer pluhur
2 lugë çaji lëng limoni
Rrahim gjalpin me sheqerin dhe kripën dhe shtojmë vezën. I rrahim akoma bashkë dhe shtojmë miellin me pluhurin pjekës. Formojmë brumin dhe e lëmë 30 min në frigorifer.
Më pas e hapim me trashësi 3-4 mm, e presim me forma dhe e pjekim në 190 gradë për 15-20min maksimumi.
Në një tas shtojmë të bardhat e vezëve me 200 gr sheqer si dhe lëngun e limonit. I rrahim 2 minuta pastaj shtojmë sheqerin tjetër dhe vazhdojmë rrahjen deri sa masa të marrë ngjyrë të bardhë të shkëlqyer. E ndajmë në tasa dhe shtojmë bojën me ngjyra. I trazojmë dhe më pas i kalojmë në qese të cilave u hapim nga një birë. Ngjyrosim biskotat me to.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.