Në fokus

April 13, 2020 | 8:14

‘Bitty dhe Beau’, kafeneja që punëson personat me nevoja të veçanta

Në kafenenë Bitty dhe Beau, mikpritja dhe ëmbëlsia janë dy gjëra që e bëjnë këtë vend vërtet të veçantë. Por, jo vetëm këto, pasi njerëzit që punojnë aty e bëjnë akoma dhe më të veçantë.

“Si prind i një fëmije me nevoja të veçanta, ju filloni të mendoni për të ardhmen e tyre,” tha pronarja e dyqanit, Amy Wright. “Dhe një nga pengesat me të cilat përballen njerëzit me aftësi të kufizuara është gjetja e një pune dhe kjo kafene lindi nga kjo nevojë.”

Dy nga fëmijët e Amy, Bitty dhe Beau kanë sindromën Down.

“Për një kohë të gjatë, njerëzit me aftësi të kufizuara kanë pasur mundësi të punojnë, por ata kanë qenë të fshehur,” shpjegoi Wright. “Fytyrat e tyre nuk janë parë dhe kështu, në kafenë e Bitty dhe Beau, fytyra e parë që shihni kur ecni është dikush si Sam.”

“Unë jam këtu për të punuar, jo për të përfituar. Unë i dua festat e vallëzimit, por jam këtu për të bërë punë.”

“Të gjithë njerëzit që vijnë këtu largohen me një perspektivë të re,” shtoi Wright. “Për këta individë jeta e tyre ka vlerë dhe ata meritojnë të pranohen dhe të përfshihen”.

Sot ka pesë dyqane kafeje Bitty dhe Beau që punësojnë 120 persona me nevoja të veçanta.

“Ne me të vërtetë ndjehemi sikur ky është një vend shprese dhe fillimi” tha Wright.

 

 

Burimi / https://www.cbsnews.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top