Mirëqenie

April 13, 2020 | 8:16

Të ushtruarit dhe ushqyerja e shëndetshme, mënyrat më të mira për të shmangur terapitë intensive kundër Covid-19

Sipas mjekëve, njerëzit duhet të përgatiten për të luftuar koronavirusin, ashtu si përgatiten ata për të kryer një operacion.

Ekspertët në Qendrën e Kujdesit Perioperativ (CPOC), në Britani thonë se një dietë e shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes. Ata tregojnë se njerëzit duhet të kryejnë ushtrime, të mos pinë rregullisht alkool dhe të lënë duhanin. Masat e tilla mund të bëjnë më pak të mundshme që të rrezikojnë kujdesin intensiv.

Zëvendësdrejtoresha e qendrës Scarlett McNally, një kirurge ortopedike tha se ka një sërë këshillash për të ulur rrezikun e infektimit. Qendra inkurajon çdo ditë njerëzit të bëjnë ushtrime, të ndalojnë pirjen e duhanit, në këtë periudhë shumë të vështirë për të gjithë njerëzimin.

McNally tha që njerëzit veçanërisht ata që bëjnë pjesë tek grupi i të rrezikuarve, duhet të bëjnë vazhdimisht ushtrime, që edhe po të preken nga virusi të mos përfundojnë në terapi intensive.

Së bashku me mjekë të tjerë McNally shpesh herë merr iniciativën t’i përmirësojë kujdesin intensiv pacientëve të cilët bëjnë operim. Ajo shpjegon se edhe përpara operacioneve iu këshillon pacientëve të saj të kujdesen për shëndetin e tyre, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke bërë ushtrime në mënyrë që ta përballojnë më mirë operacionin. Sipas saj e njëjta gjë është edhe për koronavirusin.

“Ne kemi të dhëna që tregojnë se njerëzit që janë të përgatitur për një operacion kanë rezultate më të mira. Rezultatet janë të shpejta,” shprehet ajo.

Ekspertët në Kinë, ku mendohet se është origjina e virusit, treguan se ata që ishin duhanpirës ishin më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundja dhe të kishin rezultate të padëshirueshme.

Chris Ëhitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ka paralajmëruar më parë se pirja e duhanit është “një dobësi shtesë” për njerëzit e shëndetshëm dhe tha se tani do të ishte një “moment shumë i mirë” për njerëzit që të heqin dorë. Në kushtet e distancimit shoqëror njerëzit mund të ushtrohen në shtëpi.

 

 

Burimi / https://gazetasi.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top