Mirëqenie

July 23, 2020 | 8:05

Blerina Mërtiri: Muzika ndikon gjendjen tuaj emocionale dhe shëndetin mendor

 

Format e para të muzikës janë gjetur që rreth 40.000 vite më parë. Që nga flauti i lashtë e deri tek kitara elektrike, muzika i ka shoqëruar popujt në çdo pjesë të tyren. Pra, një pjesëz historie që është sa e vjetër dhe aq edhe e re njëkohësisht.

20200722_123224Muzika është arti dhe kultura e përhapur në të gjithë botën. Megjithëse ne jetojmë në një botë shumë të pasur me vlera muzikore, kemi mundësi që të zgjedhim muzikën që i shkon personalitetit tonë.

Në një studim me rreth 2,400 persona pjesëmarrës në Britaninë e Madhe dhe në Finlandë, të cilët u pyetën për emocionet që përjetonin teksa dëgjonin muzikë, treguan disa mënyra se si njerëzit arrijnë t’i përjetojnë emocionet e tyre, si ata zbulojnë veten përmes muzikës, si i ndihmon të krijojnë dhe projektojnë një imazh të vetvetes, si të lehtësojnë mërzitjen gjatë një udhëtimi, gjithashtu shërben si terapi për përmirësimin e emocioneve.

Shoqata e Terapisë Muzikore në Amerikë raporton se terapia nëpërmjet muzikës mund të përdoret për të arritur qëllime të ndryshme si ato kundër stresit, dhimbjes, traumave apo kujtesës.

Në disa spitale, në vendet perëndimore, në korridore dëgjohet muzikë, në mënyrë që pacientëve t’u lehtësohen dhimbjet dhe depresioni.

“Një gjë të mirë e ka muzika, kur ajo të godet, ti nuk ndjen dhimbje”, kështu e përshkruan muzikanti Bob Marley.

20200722_123434

Të dëgjosh muzikë ka të bëjë me thellësinë njerëzore. Ajo na shtyn t’i njohim dhe t’i prekim ndjenjat tona më të komplikuara. Na ndihmon të kuptojmë kush jemi, çfarë dëshirojmë dhe si ta gjejmë veten në botë.

E bukura nuk ka nevojë për shpjegime dhe për muzikën janë të tepërta fjalët, prandaj ta dëgjojmë sa herë kemi nevojë për të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top