Të buzëqeshësh është gjëja më e mirë që mund të bësh, edhe kur të ka ndodhur diçka e keqe. Nëse e fillon ditën me buzëqeshje, e gjithë dita ashtu do të shkojë. Sipas psikologëve, ajo që njihet përgjithësisht si buzëqeshje e vërtetë e një njeriu quhet “Buzëqeshja Duchenne”. Është një lloj buzëqeshje që tregon dashuri, lumturi dhe përcjell ngrohtësi.
Buzëqeshja e quajtur Duchenne është emëruar pas një djali francez i cili studioi shprehjet e fytyrës dhe fiziologjinë në shekullin e 19-të. Ai zbuloi se një buzëqeshje e vërtetë përfshin aktivizimin nga muskujt e ndryshëm në fytyrë. Janë orbicularis oculi (faqet dhe sytë) dhe zygomatic (cepat e gojës).
Por buzëqeshjet janë edhe të ndërlikuara për t’u deshifruar. Ato mund të përdoren për të shprehur, fshehur apo maskuar ndjenjat.
Buzëqeshje natyrale
Kjo lloj buzëqeshjeje shtrihet përtej gojës në të gjithë muskujt e fytyrës, dhe sytë janë më të rëndësishmit. Ata që qeshin dhe iu mbyllen sytë janë njerëzit më të sinqertë. Edhe gjysmëbuzëqeshja interpretohet për mirë dhe për keq.
Buzëqeshja me buzë të mbyllura
Konsiderohet si buzëqeshja e preferuar e politikanëve, e cila tregon se personi di diçka me rëndësi, por nuk ka plane për të ndarë sekretin e tyre.
Buzëqeshja e sforcuar
Ka ditë kur nuk jeni në gjendje të buzëqeshni, por situata ju kërkon të paraqisni një fytyrë të qeshur, ose kur dikush bën një shaka jo dhe aq zbavitëse ju do të detyroheni t’ia ktheni me një buzëqeshje, se ndryshe personi mund të ndjehet keq.
Buzëqeshje me gojën hapur
Ky lloj mund të jetë i bukur për fotografi, por mund të mos duket aq mirë nëse përdoret si teknikë e preferuar e së qeshurës. Por nuk ka të mohuar se kjo buzëqeshje rrezaton lumturinë e tejmbushur.
Buzëqeshja e vërtetë
Rrudhat rreth syve dhe në faqet janë ajo që të gjithë adhurojnë. Kjo buzëqeshje shpreh lumturinë tënde, por në të njëjtën kohë është gjithashtu ngjitëse, dhe i bën të gjithë të lumtur.
Disa njerëz mundohen të fshehin gjendjen shpirtërore. Është fytyra ajo që nuk të lë të mashtrosh, pavarësisht se disa janë shumë të aftë të fshehin ndjenjat pas një buzëqeshje të shtirur. Por ndonjëherë buzëqeshja na shpëton nga situata të cilave nuk mund ose nuk duam t’u japim përgjigje. Të gjithë buzëqeshim në çdo moshë, por mos harroni: Mënyra si buzëqesh tregon shumë për personalitetin tënd!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.