Mirëqenie

July 8, 2020 | 8:12

See Well / Diagnozë e saktë, trajtim i suksesshëm!

Ekipi mjekësor i kualifikuar dhe teknologjia e përparuar e shikimit është suksesi i një prej spitaleve më me emër në Turqi, GözAkademi në qytetin Denizli. Përvoja dhe stafi profesionist i këtyre mjekëve, u shtri edhe në vendin tonë, si nevojë e ardhjes në ndihmë të shumë pacientëve me sëmundje të vështira të syrit. Pas problematikave të ndryshme të gjetura në një studim dyvjeçar në tregun shqiptar, mjekët e spitalit GözAkademi krijuan hapësirat për hapjen e një filiali edhe në Tiranë.

Kush është “See Well”?

Klinika e syrit “See Well” ndodhet në qendër të Tiranës, ish- Bllok, dhe ofron shërbime të diagnozës paraprake. Klinika “See Well” është një degë e spitalit të syrit “GozAkademi” në Turqi me 11 vjet eksperiencë. Falë shërbimit të cilësisë së lartë me sigurimin e mjekëve të kualifikuar dhe pajisjeve më të avancuara oftalmologjike, “See Well” është një kandidat për të qenë klinika më e mirë e syve në Ballkan.

Cila ishte ideja për të hapur një degë në Shqipëri, sa kohë keni menduar të hapni këtë klinikë këtu?

Jemi duke e studiuar tregun që të përhapim përvojën tonë 10-vjeçare jashtë vendit. Si kjo kohë, 2 vjet më parë, patëm një takim me Dr.Rubin Topi. Ai na shpjegoi mundësitë në Shqipëri, dhe na sugjeroi hapjen e një dege edhe këtu. Duke analizuar tregun, kemi gjetur mangësi. Si pasojë, vendosëm të hapim degën tonë të parë jashtë shtetit, këtu në Shqipëri, dhe dëshirojmë të plotësojmë kërkesat e tregut me profesionalitetin tonë në fushën e kujdesit shëndetësor, duke përdorur teknologjinë më të përparuar.

Cili është stafi i mjekëve që do të punojnë në klinikë?

Ne kemi një ekip me mjek turq shumë të kualifikuar dhe me përvojë, Ismail Haldun Yilmaz dhe dy mjekë të suksesshëm shqiptarë, Rubin Topi dhe Nora Burda. Mjekët tanë në Turqi janë Prof.Dr.Cem Yildirim, i njohur për suksesin e tij në problemet më të vështira të syrit dhe Dr.İskender Alkın Solmaz, i njohur për estetikën okulofaciale.

Çfarë shërbimesh do të mundësoni, të cilat nuk ofrohen në Shqipëri?

Në shëndetësi, diagnoza e vërtetë është po aq e rëndësishme sa suksesi i trajtimit. Klinika “See Well” garanton për diagnozën më të saktë falë ekipit profesional mjekësor dhe teknologjisë së lartë. Për raste të vështira, do te merren mendimet e profesorëve dhe mjekëve të tjerë të “Spitalit GozAkademi” në Turqi për të marrë vendimin më të përshtatshëm.

Ku ka arritur shkenca në përsosjen e ndërhyrjeve, korrigjimin dhe përmirësimin e sëmundjeve ose defekteve që lidhen me shikimin?

Shkenca, si pothuajse në çdo fushë, edhe në kujdesin shëndetësor ka përparuar shumë shpejt. Ndërsa pajisje të testuara, të kompjuterizuara, ndihmojnë mjekët që të zbulojnë simptomat e sëmundjeve, duke përcaktuar diagnozën dhe metodën e trajtimit, pajisjet e trajtimit (si pajisjet lazer femto), që ofrojnë mundësi për trajtim edhe me metoda jo invazive. Spitali GözAkademi, Klinika Revo (klinika e parë okulofaciale e Turqisë) dhe Klinika See Well Eye, i përdorin këto teknologji duke paraqitur shërbime shëndetësore.

Cila është risia më e madhe që do të ofrojë “See Well”?

Si spitali GözAkademi, mirëpresim mysafirët tanë nga e gjithë bota, pasi suksesi ynë në raste të ndryshme na diferencon. Suksesi ynë bashkohet me destinacionin tonë, i cili ndodhet në një nga qytetet më të bukura, të lashta, në Denizli duke përfshirë si paketë turistike udhëtimin në Pamukkale, akomodimin dhe relaksin e ujërave termale.

Nga ana tjetër, projekti ynë i ri “Klinika Revo” i cili ndodhet në një nga qytetet më të bukura të botës “Stamboll”, është klinika e parë okulofaciale në Turqi. Kirurgjitë estetike të fytyrës dhe të syve kryhen me sukses në klinikën tonë dermotologjike, skincare dhe me përfitime të ndërmjetësimit. Si përmbledhje, të gjitha sëmundjet që lidhen me sytë, problemet estetike, mund të zgjidhen nga ekipi më profesional, teknologjia më e përparuar, me mundësinë për të përfituar nga destinacionet e turizmit.

Cilat janë pritshmëritë tuaja afatgjata?

Në një të ardhme shumë të afërt, do të donim të zgjeronim shërbimet tona me disa operacione dhe trajtime estetike në Shqipëri. Në planin afatgjatë, hapja e parë e Spitalit të Syrit në Shqipëri është gjithashtu ndër planet tona të së ardhmes.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top