Kur thua mjaltë ke thënë shëndet. Një produkt ushqyes kaq i veçantë i bërë nga bletët, po aq mreku-llibërës për shëndetin e njeriut. I konsideruar si ilaç natyral, mjalti është ushqyesi më bio për nga vlerat zotëruese, duke konsideruar që nga vitaminat, mineralet, antioksidantët, enzimat, sheqernat dhe uji, të kombinuara në përbërje në mënyrë perfekte.
Me një traditë breznore, familjare, mjalti Bleta Ime vjen si produkt organik në familjet tona, duke na sjellë shijen e vërtetë dhe të pastër të mjaltit të mbledhur në kullotat e pasura bimësore në zonën e Gjinarit në Elbasan. Një vend prej nga ku mjalti Bleta Ime vjen kaq i veçantë në shije, aromë dhe vlera kurative.
Bleta Ime ka në themel të saj mjaltin e luleve shumëllojesh, të gështenjës dhe të pishës gjithashtu, kullota specifike që ato zgjedhin për ta sjellë produktin e tyre si ushqim për ne, të cilësuar si eliksir për jetën. Bashkë me mjaltin, Bleta Ime ofron dhe qumështin e nënës bletë, imunizues i shkëlqyer për shëndetin e të vegjëlve ose personave me imunitet të dobët. Mjalti Bleta Ime shquhet për vetitë e dobishme, duke përfaqësuar në tregun shqiptar, Shqipëri dhe Kosovë, produktin më të shëndetshëm BIO. Shtrirja e tij në trevat shqiptare ka ardhur përmes një prezantimi të vërtetë dhe pa filtra të këtij produkti, që nga ana e bletërritësve është shoqëruar dhe me këshilla shëndeti, për sëmundje specifike, por edhe estetike për mirëqenien tonë. Mjaltin Bleta Ime mund ta porosisni përmes rrjetit social Instagram, dhe kontaktit të shënuar telefonik, ndërsa shpërndarja realizohet korrektësisht me postë
Mjaltë gështenje
Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C. Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes.
Mjaltë luleje
Mjalti i luleve është i pajisur me vitamina dhe minerale si fosfor, zink, vitaminë B, vitaminë C dhe Vitaminat PP. Përdorimi i mjaltit të luleve është shumë i dobishëm për lëkurën për shkak të vetive të tij hidratuese dhe ushqyese. Gjithashtu duke qenë një antiseptik natyral, është i dobishëm për trajtimin e plagëve, mavijosjeve, prerjeve, djegieve dhe infeksioneve të tjera.
Gjithçka 100% natyrale Mjaltë & Qumësht Blete
0696674989/(whatsapp) / bletaime.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.185, muaji Nëntor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.