Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij, Carrie Johnson kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, një vajzë.
Zëdhënësja e çiftit, tha në një deklaratë: “Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre, të shëndetshme, e cila erdhi në jetë ditën e sotme në një spital në Londër.”
Më pas vazhdoi: “Si nëna ashtu edhe vajza janë mirë. Çifti falënderon ekipin e shkëlqyer të mjekëve për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.”
Ndërkohë nuk dihet ende emri që kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre.
Kryeministri britanik është baba i 7 fëmijëve. Ai ka katër fëmijë me ish-bashkëshorten Marina Wheeler, një fëmijë të lindur në vitin 2009 nga lidhja me Helen Macintyre, dhe dy fëmijë me bashkëshorten aktuale.
33-vjeçarja njoftoi se ishte shtatzënë, në pritje të fëmijës së tyre të dytë, në korrik të këtij viti.
Ajo zbuloi gjithashtu se kishte pësuar abort spontan në fillim të këtij viti dhe ishte e bekuar që ishte sërish shtatzënë.
Çifti u martuan në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster në maj.
Fëmija i tyre i parë, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në fund të prillit 2020, disa javë pasi kryeministri doli nga spitali ku ishte në kujdesin intensiv pasi ishte infektuar me COVID-19.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.