Sot energjia është edhe më e fortë. Ndodh brenda një revolucioni shpirtëror tashmë të kryer. Le të jemi gati për gjithçka. Nëna-Jetë do të ketë shfaqje të paparashikueshme për ne. Përpiqemi të përgatitemi për të rejat pa sendet e vjetra që kemi mbartur prej vitesh: egoja, hijet, gënjeshtrat, peshat e kota, gjithçka është ngadalësuar në mos bllokon rritjen tonë.
Tani, nëse zgjedhim të vërtetën dhe dashurinë e pakushtëzuar, domethënë veten tonë, do të kemi fuqinë për të ndërtuar një realitet siç nuk e kemi pasur kurrë.
Le ta lejojmë veten të rrethohet nga Drita dhe Shpirti, le të mbingarkohemi nga bukuria e jetës dhe t’i bashkohemi projektit në të cilin jemi rebeluar për vite me radhë, për të ndjekur anën e errët.
Asgjë nuk është siç kemi besuar deri më tani.
Ato frekuenca të ulëta nuk do të na shkatërrojnë më nëse zgjedhim të Vërtetën, atë universale, të shenjtë, jo atë individuale të egos.
Nëse më parë u bindeshim hijeve, tani duhet t’i hapemi dritës.
Heshtja na ka mbajtur të palëkundur nga negativja.
Tani mençuria kozmike bëhet motori ynë.
Është një kërcim kuantik që prek të gjithë njerëzimin.
Le të përgatitemi për dhembshurinë e re, nxitëse për veten dhe për të tjerët, për jetën që arritur deri këtu, në skllavërinë e hijeve.
Braktisja e të gjitha rrobave të vjetra, zhveshja nga të gjitha mënyrat e vjetra të mos dashurisë, duke mirëpritur me përulësi dhe gëzim qenien tonë të vërtetë shpirtërore dhe duke e bërë atë të rrjedhë brenda planit ekzistencial: kjo është puna që na kërkohet sot.
Që porta e dritës t’ju ndriçojë rrugën dhe t’ju mbushë me dashuri universale …
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni, psikoterapeute
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.