Një kompleks i ngjashëm me atë në brokoli dhe lulelakër është zbuluar se shërben kundër melanomave.
Shkencëtarët zbuluan se kjo përbërje pengoi rritjen e qelizave të sëmura me rreth 69 për qind tek minjtë. Ata shpresojnë se këto gjetje të çojnë në një ilaç të ri që mund të shkatërrojë qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e afërta të shëndetshme.
Melanoma – e cila shkaktohet kryesisht nga ekspozimi ndaj dritës ultravjollcë (UV) nga dielli është forma më pak e zakonshme, por më e rrezikshme e kancerit të lëkurës.
Rastet janë dyfishuar që nga viti 1973 dhe ndikon tek më shumë se 80,000 njerëz në vit në SHBA dhe 14,500 në Britani të Madhe.
Kur kapet në fazat e hershme të saj, është pothuajse gjithmonë e shërueshme me kirurgji, por kur ajo përhapet në zona të tjera të trupit është e vështirë për t’u trajtuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.