Studim

February 23, 2018 | 15:13

Brokoli shëron diabetin

Një koncentrat i substancave që përmban brokoli do të jetë në gjendje të zvogëlojë sheqerin në gjak për ata që vuajnë nga diabeti. Por sidomos ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 brokoli i ndihmon të mbajnë nën kontroll nivelet e glukozës në gjak.  Ky rezultat doli nga një studim në Universitetin e Lundit në Suedi.

Çfarë përfitimesh ofron ushqyerja me brokoli?

Përfitimet nga brokoli

Aftësia e brokolit dhe perimeve të tjera tashmë kanë treguar se ndikojnë për të ulur nivelet e glukozës në gjak.  Bazuar në këto rezultate, studiuesit suedezë kërkuan të bënin një test për të parë efektin që kanë mbi njerëzit.  Ata mblodhën një grup prej 97 vullnetarësh me diabet të tipit 2.  Për tre muaj ata morën një dozë të lartë brokoli (më shumë sasi sesa normalja) dhe një grup tjetër thjesht brokol.  Kështu ata ishin në gjendje të shihnin një zvogëlim prej rreth 10% në nivelet e glukozës në grupin që kishte marrë 100 herë më shumë krahasuar me grupin tjetër.  Trajtimi ishte më efektiv për ata pacientë që ishin obezë dhe ata që kishin luhatje të nivelit të sheqerit në gjak.

Kur zhvillohet diabeti i tipit 2

Lloji i diabetit të tipit 2 zakonisht ndodh kur je 40 ose 50 vjeç. Sidomos për ata njerëz që janë mbipeshë. Si pasojë, përqendrimi i glukozës në gjak rritet, duke shkaktuar rreziqe ndaj sistemit kardiokirimor, veshkave dhe syve.  Për të kontrolluar diabetin e tipit 2, nevojitet metaformina. Një ilaç që ka aftësinë për të zvogëluar sheqerin në gjak, por që mund të shkaktojë efekte anësore të tilla si të përziera dhe përgjumje. Përveç kësaj, përdorimi i saj është i ndaluar për ato që kanë probleme me veshkat.

Së shpejti një medikament i ri?

Më shumë se 300 milionë njerëz në botë janë të prekur nga diabeti i tipit 2 dhe rreth 15% nuk mund të përdorin metaforminë për shkak të rreziqeve të mundshme të veshkave.  Kjo është arsyeja pse duhet të dalë një ilaç i ri i bazuar në përbërësit aktivë që përmban brokoli.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top