Studim

February 23, 2018 | 14:42

Studim / Alkooli shkakton probleme mendore

Sipas një studimi të ri francez abuzimi me alkoolin është një faktor i rëndësishëm rreziku për shfaqjen e të gjitha formave të demencës, sidomos në fillimin e hershëm në një moshë më të re.

Hulumtuesit e universiteteve të Parisit dhe Bordo dhe institutit mjekësor INSERM, i cili bëri një njoftim të publikuar në revistën e shëndetit publik, ka analizuar të dhënat për më shumë se 1.1 milion të rritur që janë diagnostikuar me probleme mendore (ndër të tjera për shkak të Alzheimerit) dhe për gati një milion njerëz të diagnostikuar nga abuzimi me alkoolin.

Rreth 3% e rasteve të demencës iu atribuan dëmtimit të trurit për shkak të alkoolit. Abuzimi me alkoolin ishte shoqëruar me një rrezik tre herë më të lartë të problemeve mendore.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top