FB

October 15, 2022 | 8:55

BTS në ushtri?! Çfarë ndodh me yjet e famshëm korean kur duhet të kryejnë detyrën e tyre ndaj shtetit?

RM, Jin, V, J-Hope, Suga, Jimin dhe Jungkook mund të përbëjnë vërtet një nga grupet më të suksesshëm në historinë e Koresë së Jugut dhe grupin e parë korean që hyri në tregun amerikan, por kjo nuk i shpëton nga detyrimi për të kryer shërbimin ushtarak.

Duke folur me ligjvënësit, komisioneri i Administratës së Fuqisë Punëtore Ushtarake, Lee Ki Sik, tha se ishte “e dëshirueshme” që anëtarët e grupit K-pop të përmbushin kërkesën që të gjithë burrat e aftë të kryejnë 18-21 muaj shërbim ushtarak. Fati i shtatë anëtarëve të grupit është një temë e nxehtë në Korenë e Jugut, ku opinioni publik është i ndarë. Koreja e Jugut kërkon që të gjithë burrat e aftë fizikisht dhe mendërisht të moshës 18 deri në 28 vjeç të shërbejnë në ushtri për të paktën 18 muaj, për të mbrojtur vendin nga kërcënimet nga Koreja e Veriut, e cila kohët e fundit rifilloi testimin e raketave balistike. Sipas ligjit aktual, vetëm fituesit e Lojërave Olimpike dhe muzikantët klasikë të vlerësuar globalisht, përjashtohen ose lejohen të kryejnë shërbime publike alternative.

Mirëpo përjashtimet kanë nxitur debate serioze. Në një sondazh të fundit, 61% e të anketuarve mbështetën përjashtimet për emra të tillë si BTS, ndërsa në një tjetër, rreth 54% thanë se anëtarët e BTS duhet të shërbenin në ushtri. BTS vlen më shumë se 3.54 miliardë dollarë në vit për ekonominë e Koresë së Jugut, sipas një raporti të vitit 2018 nga Instituti i Kërkimeve Hyundai – shifër e barabartë me kontributin e dhënë nga 26 kompani të mesme. Instituti tha se BTS është arsyeja pse një nga 13 turistë vizitojnë Korenë e Jugut.

Por, të gjitha këto nuk kanë rëndësi kur vjen puna te ushtria. Ligji është ligj. Kompania që menaxhon BTS ka thënë më parë se anëtarët e grupit do të kryejnë shërbimin e tyre pa problem. “Kompania beson se shërbimi ushtarak është detyrë,” tha themeluesi i Big Hit Entertainment, Bang Si-hyuk.

Kush janë BTS?

Emri i grupit, BTS, qëndron për shprehjen koreane Bangtan Sonyeondan, që do të thotë “Bulletproof Boy Scouts” (shqip: Djemtë e papërshkueshëm nga plumbat”/ Djemtë antiplumb). Sipas njërit prej anëtarëve të grupit, J-Hope, emri nënkupton dëshirën e grupit “për të bllokuar stereotipet, kritikat dhe pritshmëritë që shënjestrojnë adoleshentët si plumba”. Në korrik 2017, BTS njoftoi se emri i tyre qëndron gjithashtu për “Behind The Scene” (Përtej skenës), si pjesë e identitetit të tyre të ri. Kjo e zgjeroi kuptimin e emrit të tyre për të nënkuptuar “rritjen e të rinjve të BTS, që po shkojnë përtej realitetit me të cilin përballen, dhe ecin përpara pavarësisht çdogjëje.

BTS (Koreanisht: 방탄 소년단; Bangtan Sonyeondan), i njohur gjithashtu si Bangtan Boys, është një grup i përbërë nga shtatë anëtarë: RM, JIN, SUGA, J-HOPE, JIMIN, V & JUNGKOOK, formuar në Seul, Korea e Jugut në 2010. Ata debutuan fillimisht si një grup hip hop, megjithëse me kalimin e kohës stili i tyre muzikor ka evoluar duke përfshirë një gamë të gjerë të zhanreve muzikore. Tekstet e tyre, janë në përgjithësi të përqendruara shpesh në historitë e tyre personale dhe përfshijnë tema që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, problemet e adoleshentëve dhe të rinjëve rreth të 20-ave, humbjet dhe fitoret, udhëtimin drejt të mësuarit si të duash vetveten dhe individualizmin. Puna e tyre përmban referenca nga vepra letrare të ndryshme dhe koncepte psikologjike. Grupi fillimisht u formua nga kompania Big Hit Entertainment dhe publikuan albumin e tyre të parë, 2 Cool 4 Skool (2013).Arritjet pasuese, siç janë debutimi i tyre i parë në Billboard 200 në SHBA The Most Beautiful Moment in Life, Part 1 (2015), The Most Beautiful Moment in Life: Young Forever (2016), dhe Wings (2016) ndihmuan në vendosjen e reputacionit të BTS si një grup i ndërgjegjshëm shoqëror.

Wings u bë albumi i parë i BTS që shiti një milion kopje në Korenë e Jugut. Në vitin 2017, BTS kaloi në tregun ndërkombëtar të muzikës, vecanërisht në SHBA duke thyer rekorde të shumta shitjesh, dhe duke u bërë grupi i parë Korean që u çertifikua nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës (RIAA) për këngën e tyre “Mic Drop “. BTS është grupi i parë Korean që kryesoi Billboard 200 me albumin e tyre Love Yourself: Tear (2018). Qē nga ajo kohë, ata kanë arritur në krye të listave të SHBA-së me albumet e tyre Love Yourself: Answer (2018), Map of Soul: Persona (2019) dhe Map of Soul: 7 (2020), duke e bërë kështu BTS grupin më të shpejtë që nga Beatles për të fituar katër albume me numër një, në më pak se dy vite.

Yjet e grupit korean

RM

Jin

V

J-Hope

Suga

Jimin

Jungkook

 

Përgatiti K.I / Burimi bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top