FB

December 12, 2025 | 17:30

Bujtina AJAZI / Me zemër të mirë, tryezën plot dhe mikpritje pa kufi

 

 

Nga Orjona Tresa / Foto Redi Kanina

 

Seferaj është fshat i Golemit, në qarkun e Durrësit. Më pak se një orë nga Tirana. Në dukje i vogël, sepse ka pak shtëpi. Në fakt, është një fshat mrekulli, me një pasuri natyrore ku syri qeshet nga bukuria, ajri i pastër që të hap mushkëritë dhe vendosja e mahnitshme gjeografike, përballë detit Adriatik.

 

Sapo ke kaluar rrethrrotullim në qendër të Golemit, në të djathtë pas qendrës shëndetësore, një tabelë me emërtimin “Bujtina Ajazi” të udhëheq drejt destinacionit për ku je nisur. Rruga është e shtruar deri në bujtinë. Ajo që të bën përshtypje është peizazhi i bukur, ku ndërthuren elementë natyrorë siç janë mali, kodra, lëndinat e kadifenjta, tokat simetrike me të mbjella, rezervuari liqenor dhe kullotat e bagëtive që çlirët ecin të shpenguara.

red02476

Në gurët e shtëpisë ku lindi e u rrit, aty ku shumë kujtime e mbajnë lidhur pazgjidhshmërisht si rrënjët e ullinjve të të parëve, Fiqereti u kthye me mall për të ngritur një oaz paqeje dhe mirësie jo vetëm për veten apo për trungun familjar me mbiemër Ajazi, por prej 6 vitesh edhe për ne turistët vendas dhe ata të huaj, që kthehen me dashuri në këtë vend. 10 vite më parë falë motrave dhe vëllezërve, nipërve e mbesave, ai ndërtoi fermën Ajazi, fillimisht me dhi, për të pastruar një territor i cili ishte lënë për shumë vite pas dore. Me përvojën e Italisë, atje ku u formua që i vogël, malli për vendin ku u rrit deri 14 vjeç e thirri për t’u kthyer pas. Vizitoi vendin ku prehen prindërit e ndjerë, shtëpinë që babai i tij e ndërtoi në 1968 për familjen, e cila ishte braktisur, shkeli tokat që shënjuan fëmijërinë e tij dhe prej aty lindi ideja brilante e ringritjes së zonës në një qendër atraksioni turistike.

red02544

Sot, bekimi i nënës, që e ndjek dhe në ëndrra, bëri që Fiqereti të ngrejë dhe Bujtinën Ajazi, e cila ka të gjitha resurset për t’u ndjerë një i ftuar mbret. Kuzhina është 100% bio. Tryeza mbushet plot me produktet e shtëpisë të cilat, dy motrat, me në krye Marçelën, bashkëshorten e të zotit të shtëpisë, i bëjnë kaq të shijshme. Produktet e bulmetit nga baxho Ajazi, gjalpi, djathi, gjiza, reçelërat, musht mani, komposto dhe prevedetë, të ushqyeshme për mëngjes, deri tek mjalti i luleve nga bletët e bujtinës; pastaj mishi i freskët nga bagëtitë e imëta, dele, dhi apo lopë, me sekretin e gatimit të tyre për merak; shpendët, pula, zogj shtëpie, gjela deti dhe pulë deti; pa lënë pas dore recetat tradicionale të brumit, bukët e bëra vetë, petullat, pitet me gjalpë apo byrekët e dashur me qumësht si dikur.

red02554

Të gjitha, përfshirë gatimin në saç, tradicionale e vjetër. Perimet dhe frutat janë të gjitha të siguruara nga të mbjellat sezonale. Pa harruar turshitë e nëna Lumes, ullinjtë shekullorë prej nga ku del dhe vaj i virgjër. Të gjitha të shijshme, 100% organike.

 

red02541

Bujtina Ajazi është e preferuara e ceremonive festive, dasma, përvjetorë ditëlindjesh, festash të shënuara siç mund të jenë Krishtlindja apo nata e madhe e ndërrimit të viteve. Mos kini merak për orën e vonë. Në Bujtinën Ajazi mund të kalosh natën në ambiente hoteleri luksi, ku sistemi i kondicionimit është i garantuar si për në behar, edhe për në dimër me oxhak termik modern, ashtu sikundër qetësia absolute në një vend ku vetëm cicërima e zogjve në mëngjes të bën të ndihesh i çlodhur.

default

Bujtina Ajazi ndodhet 240 metra mbi nivelin e detit.

Me 10 dhoma gjumi, çifti dhe familjare. Me ujë të ngrohtë, xhakuzi dhe sauna. Me oxhak natyralë për kohën e dimrit.

Me 2 vila me pishinë private në oborr, me sauna, xhakuzi, me oxhakë natyralë. Vilat janë të ndara me xham. Një projekt europian përshtatur me teknologjinë më të fundit. Gjithçka e ndërtuar me mur çeliku, termik, shumë izolim dhe, antisizmike.

Një pishinë me pamje spektakolare në natyrë, e cila funksionon edhe për evente të ndryshme.

2 ambiente për organizime me kapacitet prej 100 persona.

Terrene për aktivitet turistik në kodrat dhe luginat përreth.

red02589

Kantina e verës Ajazi, qershia mbi tortë e gjithë sipërmarrjes, ofron prodhimin më fantastik, BRENA, verë e prodhuar me pasion nga familja Ajazi. E kultivuar me kujdes në vreshtat e bukura të fshatit Seferaj, kjo verë është rezultat i një tradite familjare që vjen nga zemra e natyrës. Rrushi është i vjelë me dorë, për të ruajtur më së miri aromën dhe cilësinë natyrale të frutit. Një përzierje e zgjedhur Merlot, Çelek dhe Cabernet, tre varietete të njohura për elegancën dhe strukturën e tyre. Vera është e stazhonuar për dy vite në fuçi dru lisi, çka i jep një kompleksitet të veçantë. Një përvojë autentike për adhuruesit e verës së mirë, e krijuar me dashuri, përkushtim dhe respekt për tokën.

red02591   red02587

Nëse ende nuk e keni bërë zgjedhjen ideale për të kaluar festat e fundvitit, Bujtina AJAZI ju mirëpret në oazin ku i gjen të gjitha.

Fshatin Seferaj dhe Bujtina Ajazin duhet ta njohë bota, se Shqipëria e njeh!

red02488

red02498 red02511 red02524 red02531 red02540 red02480

default

Adresa: Seferaj, Golem, Kavajë

Email: [email protected]

Cel: +355 68 529 2669

Facebook Bujtina “Ajazi”

Instagram bujtina_ajazi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top