FB

January 25, 2024 | 7:30

Bujtina Ajazi, një vepër arti dhe kulinarie!

 

Ka një kryevepër që Universi apo Perëndia na e ka falur. Ajo është natyra dhe biodiversiteti i saj, mahnitës, dhe hera-herës, befasues për atë çfarë na jep. Falë natyrës ne kemi arritur të ndërtojmë jetën dhe mirëqenien tonë, duke e bërë më harmonike këtë marrëdhënie. Dhe është natyra ajo që na bën të pakushtëzuar në zgjedhjet tona idilike, sepse aty gjejmë vetveten, shpirtin tonë të lirë. Këtë harmoni të dëshiruar e gjejmë në Bujtinën Ajazi, ngritur në fshatin Seferaj, fshat në komunën Golem në rrethin e Kavajës.

ajazi

Bujtina Ajazi ndan 13 minuta larg nga fshati i Golemit dhe 1 orë nga Tirana. Bujtina ndodhet pranë xhamisë së fshatit Seferaj, vend i aksesueshëm falë investimit rrugor që është bërë në zonë.

 

Bujtina Ajazi, model turizmi!

Natyra është kryefjala. Ajri i pastër dhe oksigjeni që mbush mushkëritë, vreshtat dhe kullotat, arat e punuara me prodhimtari organike, hoteleria dhe gërshtetimi i tradicionales me modernen, e bëjnë Bujtinën Ajazi një model suksesi. Po, sepse vendndodhja e saj larg ndotjes kimike dhe akustike të zonave urbane, të ngjeshura nga investimet, e bëjnë të veçantë në të gjithë komponentët që ofron. Tek Bujtina Ajazi do të gjeni vendin ideal për të kaluar çastet tuaja të relaksit. Aty mund të kaloni mëngjese të ëmbla me shërbimin e tryezave si ato të gjysheve dikur, ku petullat, mjalti, djathi i baxhos dhe qumështi i ngrohtë, zgjojnë shijet.

ajazi1

Por, drekat dhe mbrëmjet, në natyrë gjatë verës dhe pranë oxhakut në dimër, ofrojnë më të mirën e kulinarisë vendase dhe asaj perëndimore, për t’jua bërë më të këndshme ditët apo netët e qëndrimit. Gatimi i mishit në hell është një ndër mënyrat më të lashta të gatimit të mishit, shija e të cilit është e pazëvendësuesshme.

Bujtina Ajazi e sjell këtë specialitet në mënyrë krejt origjinale, me pjekjen me dru. Shkoni dhe provoni, nuk do të zhgënjeheni! Ne Bujtinën Ajazi në fshatin Seferaj, natyra bujare ka larmi produktesh Bio, ku ashtu e freskët shërbehet në pjatën tuaj të preferuar. Dhe ky vend mikpritës turistik mund të kalohet mes të dashurve tuaj, në çift, mes miqsh apo me familjarë.

ajazi2

ajazi3

Bujtina Ajazi është destinacioni perfekt për Ju, familjen dhe miqtë tuaj!

Nëse po kërkoni më të mirën për organizimin e festave të ndryshme, ditëlindje apo përvjetorë, Bujtina

Ajazi ofron komoditetin që meritoni. Festat shoqërohen me muzikë live, duke krijuar gjithherët atmosferën e mrekullueshme për të gjithë. Këtë dimër mund t’i kaloni netët pranë Bujtinës Ajazi. Keni mundësinë e zgjedhjes të dhomave çift, familjare, suitave apo me krevate të ndarë.

ajazi4

Një vepër arti!

Objektet në Bujtinën Ajazi janë të rralla dhe muzeale, të cilat na kthejnë pas në kohë, duke na kujtuar me nostalgji vendlindjen tonë. Bashkë me turizmin, Bujtina Ajazi ka gërshetuar historinë, kulturën dhe artin e vendit, të cilat përmes fotosh dhe objektesh të tjera, janë përshtatur në mënyrë perfekte me ambientet e bujtinës, duke e shndërruar atë edhe në një vepër arti.

ajazi5

 

Adresa: Seferaj, Golem, Kavajë | [email protected]

+355 68 529 2669 | Bujtina “Ajazi” | bujtina_ajazi

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top