Bujtina Ajazi është vendi ideal për festa, dasma dhe përvjetorë, ku çdo event shndërrohet në një përvojë të paharrueshme. Hoteleria është e garantuar me dhoma luksoze, pishinat private dhe ambiente për organizime të ndryshme.

Sapo kalon rrethrrotullimin e Golemit, një tabelë ftuese të udhëheq drejt oazit të qetësisë dhe bukurisë natyrore. Rruga e shtruar të çon mes malit, kodrave dhe lëndinave të kadifenjta, ku bagëtitë ecin të shpenguara dhe rezervuari i liqenit pasqyron qiellin. Bujtina Ajazi është kthyer në një destinacion turistik të dashur, ku çdo vizitor ndihet pjesë e familjes. Kuzhina e bujtinës është 100% bio, plot me produkte të shtëpisë: djathë, gjizë, gjalpë, reçelra, mish të freskët, shpendë dhe pite tradicionale, gjithçka gatuar me dashuri dhe kujdes. Perimet dhe frutat vijnë nga të mbjellat sezonale, ndërsa turshitë dhe ullinjtë shekullorë i japin tryezës aromën autentike të tokës.
Kantina e verës Ajazi prodhon BRENA, verë organike nga rrushi i vjelë me dorë, e stazhonuar në fuçi druri, për një shije unike dhe të pasur me aromë. Merlot, Çelek dhe Cabernet krijojnë një përzierje elegante, rezultat i përkushtimit dhe pasionit të familjes për traditën e tokës.

Bujtina Ajazi është vendi ku natyra, tradita dhe luks modern bashkohen në një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.
Vizitoni Bujtinën Ajazi dhe përjetoni një udhëtim emocional ku natyra, ushqimi dhe mikpritja ju bëjnë të ndiheni si në një ëndërr të gjallë.

Bujtina Ajazi ndodhet 240 metra mbi nivelin e detit.
Me 10 dhoma gjumi, çifti dhe familjare. Me ujë të ngrohtë, xhakuzi dhe sauna. Me oxhak natyralë për kohën e dimrit.
Me 2 vila me pishinë private në oborr, me sauna, xhakuzi, me oxhakë natyralë. Vilat janë të ndara me xham. Një projekt europian përshtatur me teknologjinë më të fundit. Gjithçka e ndërtuar me mur çeliku, termik, shumë izolim dhe, antisizmike.
Një pishinë me pamje spektakolare në natyrë, e cila funksionon edhe për evente të ndryshme.
2 ambiente për organizime me kapacitet prej 100 persona.
Terrene për aktivitet turistik në kodrat dhe luginat përreth.



Adresa: Seferaj, Golem, Kavajë
Email: [email protected]
Cel: +355 68 529 2669
Facebook Bujtina “Ajazi”
Instagram bujtina_ajazi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

