Shoqëria jonë mbart shumë probleme, por falsifikimi i etiketave në ushqime të skaduara është kthyer në një kërcënim real. Ligji i detyron pronarët e dyqaneve të heqin nga tregu produktet skadura, megjithatë ato vijojnë të qëndrojnë në rafte me etiketa false.
“Kjo bukë pa gluten ka 2 ditë që është blerë në një dyqan me emër shumë të madh që të paktën besonim se kanë cilësi . Shumë reklamë, shumë propogandë dhe çmime shumë të shtrenjta. Po si është e mundur që kjo pako buke ka 2 muaj të tjera garanci dhe është nga fillimi deri në fund e mykur?! Mallkuar qofshi që levizni me datat e skadencave. se i morët njerëzit në qafë!”, shkruan dietologia Anila Kalleshi.
Këto ushqime kërcënojnë shëndetin dhe jetën e konsumatorit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.