Bukuria është mirëqenia që përfaqëson entuziazmin, ndjenja paqeje, pozitivet dhe liri. Për një grua, idealja estetike me fytyrën dhe trupin, duhet të lidhet ngushtë me kulturën e përmasave të bukurisë si dhe me konsideratën që kemi për veten.
“Inner Beauty” është një qendër estetike e krijuar në vitin 2021. Instinkti për të vënë në zbatim këto rregulla mirëqenieje, ka krijuar një koncept të besueshëm në përftimin e shërbimeve nga A-ja te Zh-ja. Dizajni unik i projektuar nga studio e projektimit “Solid Eight” është konceptuar sipas tendencave të fundit të interiorit në stilin “pop art” dhe është konceptuar kryesisht si ambient femëror. Kemi krijuar një ambient të qetë dhe relaksues, ku mikeshat tona të kalojnë një moment komoditeti dhe lirie, si dhe të kenë pak kohë cilësore kushtuar vetes. Emri dhe slogani ynë “Inner Beauty Popped Out” ka dashur të vërë theksin te bukuria e brendshme, tek të ndjerit mirë së brendshmi, që pa diskutim emeton së jashtmi. Për bukurinë e jashtme kujdeset më së miri stafi ynë i specializuar në fushën e parukerisë dhe estetikës, i cili është avangard dhe gjithmonë në kërkim të përmirësimit të shërbimit.
Jemi gjithmonë në kërkim të teknologjisë dhe produkteve më të reja dhe të studimeve të reja në të gjithë gamën e shërbimeve që ne ofrojmë: Zgjedhim gjithmonë produkte sa më afër natyrës që të jetë e mundur. Ne kujdesemi për çdo detaj të pamjes së jashtme “nga thoi i këmbët deri tek maja e flokut” në kuptim e parë të fjalës. Kujdesemi në radhë të parë për një pastrim rrënjësor të skalpit, flokëve, të fytyrës, të trupit dhe në fund të duarve dhe këmbëve që janë në kontakt më të madh me mjedisin. Më pas vazhdojmë me trajtimet pedikyr, manikyr, trajtim i këmbëve me parafinë. Depilim total fytyre dhe trupi. Epilim definitiv me lazer fytyre dhe trup. Trajtime të fytyrës dhe aparatura të ndryshme si hidrifacial dhe dermapen për një trajtim dhe ushqim të thellë të lëkurës. Sigurisht nuk mungojë as maskat me elementë ushqyese dhe as masazhimi me dorë për efekt lifting apo qoftë dhe për relaks. Trajtime të ndryshme të trupit sipas nevojave për dobësim. Anticelulit, trajtimi me balta me koprokopertë. Presoterapi dhe pajisje BTL për dobësim. Përmirësimi i portretit me botoks dhe me material mbushës në vendet ku shihet e nevojshme. Kujdesemi për çdo mënyrë dhe mjet me të cilin klientët të ndihen konfident me pamjen e tyre të jashtme.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 167
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.