Mirëqenie

February 8, 2020 | 8:14

Bulmeti dhe problemet e konsumit të tepërt të tij

BULMETI DHE AUTOIMUNITETI

Bulmeti mundet që të shkaktojë sëmundjen autoimune. Konsumimi i tepërt i bulmetit lidhet me sklerozën multiple. Nëse keni ndonjë lloj gjëndjeje autoimune, nëse antitrupat tuaj antinuklear janë të lartë, ose nëse keni një histori familjare të sëmundjeve autoimune (duke ju vendosur nën rrezikun e gjëndjes autoimune), hiqni në mënyrë të menjhershme dhe pa nguruar aspak dorë nga bulmeti.

1

INTOLERANCA E LAKTOZËS

Rreth 75 përqind e popullsisë botërore është tolerante ndaj laktozës – kjo nënkupton që pjesa më e madhe e njerëzve në botë nuk kanë enzimën që ato kanë nevojë për të tretur laktozën e gjetur në produktet e qumështit. Norma e intolerancës së laktozës është 25 përqind. Simptomat e intolerancës së laktozës nuk janë të lehta. Ato përfshijnë gazrat, fryerjen, diarrenë, kruarjen e lëkurës, ekzemën, kapsllëkun, rrjedhjen e hundëve dhe lotimin e syve.

 

BULMETI JU SHËNDOSH

Studime të ndryshme kanë tentuar që të replikojnë studimet, dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur sukses. Ka më shumë studime që tregojnë të kundërtën: nëse pini më shumë qumësht, fitoni peshë. Një studim nga Universiteti i Harvardit zbuloi se njerëzit që pinin qumësht çdo ditë kishin më shumë mundësi që të ishin mbipeshë sesa ata që pinin më pak. Studimipërfshiu 12,829 fëmijë të moshës 9 – 14 vjecare. Ka shumë mundësi që kjo të ketë qënë për shkak të përmbajtjes së laktozës relativisht të lartë në qumështin me pak yndyrë (laktoza është një lloj sheqeri që gjendet tek qumështi) ose kjo gjë ndodhte për shkak të hormoneve dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë tek cilësia e qumështit, që janë më të larta në përqëndrim kur përmbajtja e yndyrës është e ulët.

 

BULMETI NDIHMON NË RRITJEN

Le t’i shohim më nga afër këto faktorë rritës. Le të veçojmë kosin, djathin ose hirrën. Për çfarë na shërben konsumi i bulmetit? Parimisht, qumështi i çdo nëne është plot me hormone natyrale anabolike, ose hormone të rritjes, sic është IGF-1, një insulinë faktor rritës. Qumështi pa hormone nuk ekziston. Edhe qumështi më organik, i pastër dhe natyral parimisht është një mjet ofrimi për hormone, kimikate vitale që tentojnë të ndihmojnë rritjen. Kur rritemi, ky qumësht mund të ndikojë në shëndoshjen dhe zhvillimin e akneve.

 

BULMETI PROMOVON REZISTENCËN E INSULINËS

Ky është një problem tjetër i bulmetit që lidhet me peshën. Kjo është ajo që ndodh kur trupit i jepet një sasi e madhe sheqeri. Këtu është në momentin që komplikohet: edhe pse është e ulët në indeksin e glicemisë, bulmeti ndikon në sekrecionin e insulinës. (Indeksi i glicemisë, mat sesa shpejt ushqimi konvertohet në sheqer në gjak dhe sesa të mëdha janë nevojat e insulinës që të kenë rezultat.. Kështu që, kur njerëzit konsumojnë produkte bulmeti, ato mund të vuajnë nga insulina e ngritur dhe rezistenca e insulinës.

 

BULMETI SHKAKTON AKNE

Kur ju rrisni insulinën dhe pasoheni në disa faktor rritës, çfarë merrni? – ju përfitoni akne. Ushqimet e bulmetit, duke përfshirë kosin, djathin, akulloren, përmbajnë hormone që aktivizojnë gjëndrat vajore, dhe kontribuojnë në formimin e akneve. Në një studim në 18.000 adoleshentë, ato që pinin më shumë qumësht kishin norma më të larta të akneve sesa ato që pinin më pak. Shokimi qëndron këtu: qumështi me shkumë ishte më i keq sesa qumështi me yndyrë. Është zbuluar që kur hiqni yndyrën nga qumështi, keni më shumë laktozë. Kjo është një arsye tjetër për sheqerin në qumësht. Kërkuesit gjithashtu supozuan që prezenca e hormoneve dhe molekulave bioaktive në qumësht përbëjnë një tjetër shkaktar që çon në shtim në peshë.

 

HIQNI DORË NGA BULMETI, MBANI KALCIUMIN

Për shëndetin e kockave ku keni nevojë që të merrni burime të kalciumit, edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm. 10 ushqimet më të mira të kockave janë:

  1. Spinaqi
  2. Sardelet
  3. Fara liri
  4. Arrat
  5. Arrat braziliane
  6. Jeshillliqet
  7. Farat e susamit
  8. Salmoni
  9. Brokoli
  10. Lakrat jeshile

 

MALL PËR BULMETIN

Edhe pse i dimë të gjithë këto probleme, është e vështirë për t’a braktisur përfundimisht bulmetin. Në bazë të eksperiencës time, produktet e bulmetit janë më të vështirat për t’u lënë.

Ato kanë një shije të shkëlqyeshme, ato shfaqen kudo dhe për pjesën më të madhe prej nesh, ato janë pjesë e memorieve tona të hershme: një gotë e ngrohtë kakao, sanduiç me djathë, brusketa, makarona me djathë. Por ju duhet t’a dini që gjërat për të cilat ne kemi mall nuk janë gjërat që na bëjnë të ndihemi mirë. Ashtu sikundër e kemi parë, kur zhvilloni reaktivitet ndaj ushqimit, sistemi juaj imun prodhon këtë set special antitrupash që janë të përcaktuar për të kërkuar ushqimin dhe për t’a vrarë atë. Kjo krijon urinë – ne “duam” ushqimin kështu që antitrupat tanë mund t’a shkatërrojnë atë. Sa më shumë reaktiv që të jeni ndaj bulmetit, që është një ndër ushqimet më reaktive, më shumë antitrupa keni krijuar dhe më e vazhdueshme është dëshira për t’i konsumuar ato. Ekziston një mundësi tjetër e faktorëve tërheqës: kaseina, proteina që gjëndet në qumësht dhe produkte të tjera të bulmetit. Ne e dimë që kaseina mund të ketë një efekt morfine në tru. Në fakt, kur konsumoni kaseinë, trupi juaj aktualisht prodhon kasomorfinë, që ka të njëjtën butësi fizike ashtu sikundër morfina dhe drogat e tjera. Kështu që kur ndiheni të qetë dhe të lumtur pas ngrënies së makaronave dhe djathit, kjo nuk është vetëm një reaksion psikologjik. Është gjithashtu një reaksion biologjik. Edhe proteinat e hirrës, që vijnë nga bulmeti, mund të kenë pak kaseinë. Kur të keni dëshirë për të konsumuar bulmetin, mbani mënd të gjithë këto simptoma. Sistemi juaj imun nuk duhet gjithmonë të jetë në rrezik, ne duam ta ruajmë atë nga armiqtë e vërtetë.

 

Shkëputur nga libri “ Dieta Sfidë “ Anila Kalleshi

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top