Këshilla & Arsye

February 8, 2020 | 8:12

Kriza në çift dëmton zemrën

Një studim i “Acadia University”, i botuar nga “American Psychological Association”, ka zbuluar se njerëzit që ndihen të pasigurt dhe janë të shqetësuar për partnerin e tyre kanë pothuajse 50% mundësi më shumë për të pësuar infarkt apo iktus, krahasuar me pjesën tjetër që kanë një marrëdhënie të lumtur dhe në harmoni.

Studiuesit observuan gjendjen e shëndetit të 5645 njerëzve të moshave nga 18 deri në 60 vjeç. Pasi mbajtën nën vëzhgim tensionin, astmën, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore, zbuluan se njerëzit, të cilët kishin marrëdhënie të vështirë në çift, ishin më të prirë për të vuajtur nga sëmundjet kardiake. Koordinatori i këtij studimi, Lachlan McWilliams, shpjegoi se: “rezultatet sugjerojnë se pasiguria në çift mund të jetë një faktor rreziku në një gamë të gjerë të problemeve të shëndetit, në veçanti për sëmundjet kardiovaskulare”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top