Nëse me të vërtetë për çdo gënjeshtër do të rritej hunda, askush nuk do të shpëtonte. Ama te njerëzit ka një dallim. Nga një mesatare studimore rezulton se seksi i fortë gënjen shumë herë më tepër. Sipas sondazhit të publikuar në rrjetin mediatik TGcom, meshkujt thonë rreth 1092 gënjeshtra në vit krahasuar me femrat që thonë 830 të tilla. Megjithatë, gratë në disa situata e kanë më të lehtë për të mos ua thënë të vërtetën kolegëve të tyre meshkuj, për shembull kur bëhet fjalë për ndonjë mëkat të kotë siç mund të jetë shopping në orarin e punës, ose në kurriz të portofolit kur bëhet fjalë për partnerin e jetës.
Sipas studimit britanik nga BMW, zonjat dhe zonjushat që shtiren për të fshehur blerjet janë 39% krahasuar me 26% meshkujt.
Edhe në botën e gënjeshtrave, gjithsesi, Venusi dhe Marsi janë të ndryshëm dhe dy gjysmat e qiellit kanë një repertor të vetin në situata të cilat rrezikojnë të shndërrohen në Pinok.
Gratë për shembull, janë të gatshme të gënjejnë në mënyrë që të shmangin thirrjet telefonike të padëshiruara dhe janë shumë të mira për t’u treguar të gjendura në situata kur lipset nevoja e tyre: këtë e bën rreth gjysma e personave të seksit xhentil kundrejt një të tretës së djemve.
Por edhe ata nuk janë mjaft të sinqertë: pesë gënjeshtrat më të zakonshme të djemve janë: “Unë nuk pi shumë,” “Unë jam mirë, nuk ka asgjë që”, “nuk kishte valë telefoni”, “nuk kam shpenzuar shumë” dhe, e fundit, por jo më pak e përdorur, “jam duke ardhur”. Për pjesën studimore, autoperformanca anon nga gratë. Ato kanë një tendencë të qëndrojnë më së shumti pranë këtyre temave: “jam mirë, nuk ka asgjë të keqe”, “nuk e di ku është, nuk e kemi prekur”, “nuk shpenzova shumë”, “nuk kam pirë aq shumë” dhe, në fund, klasikja “kam një dhimbje koke”.
Studimi gjithashtu vë në dukje se, në përgjithësi, gënjeshtrat përdoren për ta bërë jetën më të lehtë. Për një 20% të gënjeshtarëve thuhet se vjen si pasojë e profesionit, punës, për shembull kur shtiresh me idenë se je sëmurë ndërsa për një 13% nuk është ndonjë gjë e madhe të gënjesh partnerin nga ndonjë aventurë.
Gjithashtu kurseni të holla, sidomos këto ditë, është konsideruar shpesh një arsye e vlefshme për të treguar një gënjeshtër, një e katërta e të anketuarve kështu kanë argumentuar si shembull, për të përfituar nga një politikë të sigurimit të makinës që të jetë më pak e kushtueshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.