Ndërsa gratë në përgjithësi i përballojnë sfidat së bashku, me qetësi, ose me mbështetjen e një mikeshe, burrat e bëjnë vetëm dhe druhen se mos femra bën vërejtje…
Të sfidosh, për burrat është të presësh kordonin ombelikal. Një mënyrë për t’u shkëputur nga ngrohtësia, kontrolli ose kontakti me nënën. Të lësh sigurinë fillestare dhe të përballesh me botën jashtë. Me kurajë. Do të thotë të ndryshosh, të rritesh. T’i rezistosh frikës së largimit dhe braktisjes. Dhe të vetëdijesohesh për natyrën tënde, për ndryshueshmërinë nga gratë. Kështu jeta kalohet mes një serie sfidash, që do të thotë fitoresh, duke u kthyer në gjirin e gruas: si shok, si baba, si burrë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.