Pika referimi

November 15, 2016 | 8:50

Edit Durham, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve

edit-durham“Mbretëresha e Pakurorëzuar e Shqipërisë”, siç e quanin malësorët e veriut të Shqipërisë, Meri Edith Durham, lindi në Londër me 8 dhjetor 1863. Ndërsa sot është një datë që na kujton ndarjen e saj nga jeta në 15 nëntor të vitit 1944.

Mary Edith Durham ishte një udhëtare, artiste, shkrimtare britanike që u bë e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX.

E njohur si etnografe dhe publiciste angleze, studiuese e popujve të Ballkanit dhe mike e shqiptarëve, në fund të shekullit të XIX , Edit Durham kaloi disa vite duke udhëtuar në Ballkan. Një nga vendet, të cilat ajo vizitoi ishte dhe Shqipëria. Ajo tregoi një interes të veçantë për kulturën e traditën shqiptare, si dhe duke u fokusuar në çështjen shqiptare. Ajo shkroi disa libra rreth Ballkanit dhe për Shqipërinë, nga të cilët “High Albania” (Shqipëria e Epërme), ku paraqet mjaft të dhëna etnografike mbi Shqipërinë e asaj kohe. Një nga veprat e saj është gjithashtu edhe “Brenga e Ballkanit”, ku na jep një pasqyrë të gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët, doket dhe zakonet e tyre. Edit Durham mbrojti të drejtat dhe interesat e shqiptarëve, duke mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, si dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve.

Durhami ishte më e madhja nga 8 fëmijët. Babai i saj Arthur Eduard Durham ishte kirurg i njohur në Londër. Edit e mori edukimin në mënyrë private dhe shfaqi talent në ilustrime si edhe në përdorimin e ngjyrave të ujit, talent ky që bëri të mundur pjesëmarrjen e saj në Royal Academy of Arts (Akademia Mbretërore e Arteve). Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në paraqitjen dhe pikturimin e detajuar të një numri të madh amfibësh dhe reptilësh që u paraqitën në volumin Cambridge Natural History (Kembrixh Historia Natyrore) i publikuar në 1899.

edith_durham

ÇËSHTJA SHQIPTARE

Zonja Durham u njoh shumë afër dhe përkrahu çështjen shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve. Por kjo bëri që të fitonte një reputacion të keq prej etnocentrikeje dhe më vonë do të kritikohej dhe rikritikohej nga përkraheshit e shtetit serb, të cilët synonin shkëputjen e plotë të territorit të Kosovës të banuar kryesisht nga shqiptarë, nga territoret shqiptare për ta futur në territoret sllave. Edit Durham rrjedhimisht u kthye kundra politikës së Serbisë, duke denoncuar me termin “Krimbi serb” meqë nuk kishin krijuar një Jugosllavi të madhe, por thjesht po arrinin qëllimin e vërtetë në realizimin e “Serbisë së Madhe”, duke vazhduar akuzat se, njerëzit nën këtë regjim vuanin një diktaturë më të egër se më parë. Për më tepër, intelektualë anglezë që përkrahnin Çështjen Serbe kanë kritikuar rëndë Editin dhe pikëpamjet e saj. Rebecca West e përshkroi Durhamin në librin e saj “Black Lamb and Grey Falcon” si një udhëtare që kthehet nga Ballkani me idenë se, ata janë gjithmonë të pafajshëm dhe se gjithmonë janë ata që masakrohen dhe jo masakruesit. Historiani i njohur R. W. Seton-Watson (një përkrahës i flaktë i idesë së përçarjes së Perandorisë Austro-Hungareze) komentoi: “Ndërkohë që gjithmonë denoncohet “mentaliteti i Ballkanit”, edhe ajo vetë është po e njëjta me fjalët që thotë”.

editdurham

RESPEKTI I SHQIPTARËVE PËR EDIT DURHAM

Shqiptarët e nderojnë akoma edhe sot Editin dhe kanë respekt për të. Ajo sipas shqiptarëve është “Mbretëresha e Malësorëve.” Ajo u mirëprit nga malësorët shqiptarë dhe gjatë kalimit të saj në këto vise nuk pati asnjë keqtrajtim edhe pse ishte një femër e vetme. Përshtypje të mbetura nga Shqipëria ishte tradita e “Burrneshave Shqiptare”, që ishte një zakon ku femrat visheshin si burra dhe kishin një pozitë të qartë në shoqëri. Pas vdekjes së saj në 1944, Mbreti Zog i Shqipërisë i dha merita të larta asaj. Mbreti Zog ka shkruar për të: “Ajo na fali neve zemrën e saj dhe fitoi si këmbim vëmendjen e malësorëve tanë”. Ajo vazhdon të nderohet si “Heroinë Kombëtare” dhe në 2004 në një deklaratë, presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, e cilësoi atë si një nga figurat më të spikatura të Shqipërisë të shekullit të kaluar.

 

edith-durham-shqiperia-e-epermeShumë nga punët e Durhamit i janë dhuruar akademive të koleksioneve pas vdekjes. Në ditët e sotme, dokumentet e saj mbahen nga Museum of Mankind (Muzeu i Njerëzimit) dhe Royal Anthropological Institute (Instituti Mbretëror Antropologjik) në Londër, ndërsa koleksioni i saj me bizhuteri të grumbulluara në Ballkan ndodhen në Pitt Rivers Museum në Oxford (Oksford) dhe Bankfield Museum në Halifax (Heilfaks). Muzeumi Bankfield gjithashtu ka një mostër përfaqësuese rreth jetës dhe veprimtarisë së saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top