Posta

August 17, 2016 | 8:15

Burri im, një Piter Pan

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

I fejuari im sillet si një Piter Pan. Si mund ta ndihmoj që të sillet më i përgjegjshëm? …Jam lidhur me të prej tetë vitesh. Ai është shtatë vjet më i madh se unë. Pas shumë vitesh fejesë, ëndrrash dhe sakrificash kam arritur në një pikë sa dua ta kurorëzoj ndjenjën time. Por ai më thotë se ka nevojë për kohë. Nuk është i gatshëm dhe i rritur sa ç’duhet për një marrëdhënie siç e dua unë. Thotë se më do dhe se jam femra e jetës së tij. U bënë muaj që pres. Për fat të keq ai është shumë i ndjeshëm dhe mbyllet në vetvete. Miqtë e tij janë vetëm, ndaj duan të veçse argëtohen, pa e kuptuar që në jetë ka marrëdhënie që ndërtohen ditë pas dite. Unë besoj se ata e kushtëzojnë shumë.

Përgjigjie: Piter Pani është një personazh mjaft i preferuar për mua, se nga ai mund të kuptosh shumë sjellje, të cilat kurorëzojnë mekanizmat që ne i përdorim kaq shpesh, sikurse është ai i mohimit. Mjaft prej nesh kanë dëshirë ta mohojnë realitetin e ri që i shfaqet çdo ditë. Ju keni sjellë rastin e të fejuarit tuaj në këtë problematikë, ku vështirësia për të marrë një vendim ju ka irrituar, por unë po ju them sot se Piter Panat më të rrezikshëm janë ata të cilët nuk u afrohen përgjegjësive as në mendje e as në realitet, duke mos krijuar lidhje të natyrës suaj. E kështu historia vazhdon me Piter Panin me thinja e ende në kërkim të ndalimit të kohës. Elemente të Piter Panit kemi të gjithë nga pak brenda nesh, e na vjen mirë kur i nxjerrim në dritë herë pas here, si për t’i kujtuar vetes se gjërat janë edhe më të thjeshta, më infantile se realiteti që na vret, por shpejt ankthshëm ndërgjegjja na kthen në pamjen e realitetit për të avancuar “me këmbë në tokë”. Ka momente të jetës që na bëjnë me frikë, sikurse dhe janë ndryshimet e stadeve të ndryshme që zhvillohen me kohën tek ne. Adoleshenca, shkolla e lartë, lidhjet e para, fejesa e martesa, dhe pastaj fëmijët. Të gjitha këto kërkojnë angazhim dhe “punë”, përpjekje për t’ia dalë mban suksesshëm. Fundja ne kërkojmë të vetërealizohemi, suksesshëm madje, por përpjekjet dhe mundimet shpesh na trembin e ne sprapsemi për të bërë një “pushim” reflektimi, epo ndonjëherë është shumë mirë të qëndrosh vetëm në reflektim, e kaq. Kështu koha vazhdon e ne harrojmë të rritemi. Në rastin e të fejuarit tënd. Është një ndryshim, i cili e ka tutur të progresojë më tej, kërkon kohë e cila meriton të jepet, duke mos qenë intruziv, por mbështetës. Përpjekjet mbështetëse mund të jenë të ankthshme me padurimin për të realizuar atë që doni ju, por kujdes! Secili nga ne përpiqet të shpëtojë vetveten nga çdo kërcënim, i cili na bën ose të luftojmë me “kundërshtarin”, ose të largohemi. Nuk do më pëlqente që historia juaj të kthehej në “luftë” apo “ikje”, por në mirëkuptim asertiv dhe më pas, kur koha e ka përmbushur misionin e saj, të mund të marrësh vendime të shëndosha, të qëndrosh apo të largohesh, e bindur se ke bërë më të mirën e mundshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top