Marrëdhënie

June 2, 2018 | 10:44

Burri qorton gruan e tij, duke thënë se ajo nuk bën asgjë në shtëpi. Ja si i përgjigjet ajo…

Maria është shtëpiake, ajo punon çdo ditë, por burri i saj nuk e vë re dhe vazhdon të ankohet çdo ditë. Një pasdite, bashkëshorti i saj u kthye nga zyra dhe u hutua kur pa se fëmijët ishin në kopsht duke luajtur në baltë me pizhamet e tyre, pranë kontejnerëve të plehrave që ishin aty. Në shtëpi gjendja akoma më keq. Lavamani ishte plot me enë të palara, mbi tavolinë kishte ushqim të mbetur.

Lodrat e fëmijëve dhe ushqimet e qenve ishin të shpërndara kudo në dysheme. Burri i Maria nuk po e besonte atë që po shihte. Ai po kërkonte gruan e tij përreth shtëpisë. Më në fund e gjeti atë në dhomën e gjumit, me një këmishë nate, me flokë të parregulluar, duke ngrënë çokollatë dhe duke parë televizor. Kur ajo e pa atë, ajo buzëqeshi dhe i tha, “Çkemi si shkoi dita sot?” Ai i habitur pyet, “Çfarë dreqin ka ndodhur sot?”

Gruaja e tij buzëqeshi dhe u përgjigj: «A të kujtohen të gjitha ato ditë kur vije në shtëpi dhe pyesje veten se çfarë bëja gjithë ditën në shtëpi ndërkohë që ju punonit dhe lodheshit për të sjellë para në shtëpi?» Burri jobesimtar u përgjigj me zë të ulët: “Po, më kujtohet” Pastaj gruaja vazhdoi duke thënë: “Epo sot nuk e kam bërë!”

 

Burimi / tuttorete.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top