Lifestyle

September 26, 2017 | 8:15

Buzëkuqet për sezonin e ardhshëm, tendencat e dimrit

Me ardhjen e sezonit të ri, rritet dëshira për risitë në fushën e kozmetikës. Tendencat janë të dukshme. Prirja gjithnjë e më tepër flet për buzëkuqin mat. Prandaj, buzët në plan të parë. Sezoni vjeshtë-dimër 2017-2018 është i vendosur drejt këtyre shijeve.

mat

Të qenit tërheqës pa tepri, dhe varësia ndaj çdo lloj grimi, në këtë rast do të jetë një tjetër prirje e efektshme. Buzë shumëngjyrëshe, por të përsosura: kjo është karakteristika që i jepet buzëkuqit mat.

Pra, nëse propozimi është një i kuq buzësh që nuk mund të jetë më i errët, nga ana tjetër ka po kaq dritë, madje edhe buzëkuq nude, më së shumti i mbuluar me një shkëlqim.

mat2

Efekti metal: Ndër risitë më interesante dhe spektakolare të vjeshtë-dimër 2017/2018. Këtu mbretëron fantazia, sepse për buzët, në plan të parë mund të guxojmë me ar, argjend dhe bakër në hije më të çmendura, të tilla si kobalt blu, jeshil dhe blu-jargavan.

Holografik: një prirje për modën, e cila që po zë vend me sukses social të pabesueshëm. Buzëkuqet holografike u japin buzëve ngjyra dhe reflektime absolutisht unike për shkak të grimcave të vogla të përfshira, duke reflektuar dritën në të gjitha ngjyrat e saj.

mat

E kuqe klasike: për aq kohë sa është e errët, kjo ngjyrë nuk mund të dalë kurrë nga moda.

mat1

Me shumë nuanca: buzëkuqet për sezonin e ardhshëm duhet të jenë më së shumti të errët, duke filluar nga ngjyra vjollcë deri në vjollcë të errët, nga rozë në të kuqe.

 

mat3

 

Buzë koreane: Një risi tjetër e rëndësishme që vjen drejtpërsëdrejti nga Lindja e Largët. Është një ngjyrë e gjallë, zakonisht si mjedër. Jashtëzakonisht sensuale, veçanërisht e përshtatshme për të rinjtë ose për ata me buzë të buta.

mat4

 

 

 

Thjesht nude: Një përbërje shumë e sofistikuar dhe elegante, e përshtatshme për të gjithë, por gjen kënaqësi të madhe mes atyre që preferojnë të theksojnë “pasqyrën e shpirtit”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top