Ka shumë njerëz që vuajnë nga problemet me tretjen, dhimbjet në stomak dhe fryrje të barkut pas ngrënies: simptoma të përhapura që mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme. Në këtë artikull ne sugjerojmë një ilaç të thjeshtë që mund të përmirësojë tretjen.
Për tretje më të mirë dhe për të shmangur probleme të tilla si gazi dhe inflamacioni i barkut është mirë të ndryshoni zakonet tuaja të ngrënies duke adoptuar një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Çaji bimor që sugjerojmë më poshtë ka veti shumë efektive të tretjes. Përgatitet me përbërës të tillë si nenexhiku, i cili lufton gazrat e tepërt, kanella, e cila parandalon ulçerat e stomakut dhe nxit tretjen, dhe lëvozhga e mollës që lehtëson inflamacionin e barkut dhe lufton gastritin.
Hidh 3 gota ujë, një grusht gjethe nenexhiku dhe lëkurat e dy mollëve organike në një tigan. Vlojini për 5 minuta me një nxehtësi mesatare, pastaj fikeni dhe shtoni një shkop kanellë. Lëreni të pushojë për 10 minuta, pastaj filtrojeni, shtoni lëngun e një limoni dhe piheni.
Sugjerohet të pini dy në ditë, mundësisht pas vakteve kryesore.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.