Mirëqenie

June 10, 2020 | 8:20

Çajrat bimorë që ju ndihmojnë të digjni yndyrën e barkut

 

Kush nuk do të dëshironte të kishte një bark të sheshtë? Për të marrë një rezultat të tillë është e nevojshme të rishikoni dietën dhe të adoptoni një rutinë ushtrimore.

Nuk ka asnjë ilaç që mund të djegë yndyrën e barkut dhe të tonifikojë muskujt. Sidoqoftë, ka disa pije që, nëse kombinohen me një dietë dhe aktivitet fizik, mund të kontribuojnë në arritjen e këtij synimi.

Sipas një studimi të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, shumica e çajrave dhe në veçanti ata bimorë kanë një efekt termogjen, i cili stimulon qelizat dhjamore dhe ndihmon në humbjen e peshës. Më poshtë rendisim ata më efektivë.

Çaj jeshil. Kjo pije rrit temperaturën e trupit dhe përshpejton funksionet metabolike, duke eliminuar indin yndyror. Pini një filxhan çaj jeshil çdo mëngjes, shoqërojeni me një mëngjes të pasur me proteina.

Çaj me xhenxhefil. Përveç përshpejtimit të djegies së yndyrës, xhenxhefili është në gjendje të lehtësojë inflamacionin e barkut dhe gazin e zorrëve. Pritini dy copa xhenxhefil dhe vendosini për të zier, më pas çajin e përftuar lëreni të ftohet dhe konsumojeni çdo mëngjes.

Çaj i zi. Ky lloj çaji ka një efekt termogjen dhe përmban një substancë, e cila eliminon bakteret që shkaktojnë inflamacion në bark.

Çaj kanelle. Kjo erëz ka veti anti-inflamatore të dobishme për reduktimin e indit yndyror dhe lehtësimin e inflamacionit të barkut. Zieni disa shkopinj kanelle dhe para se ta konsumoni shtoni disa pika lëng limoni.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top