Keni fryrje barku apo dhimbje në stomak? Vuani nga pagjumësia apo ankthi? Rezulton që çajrat bimore mund të ndihmojnë në kurimin e disa shqetësimeve shëndetësore të zakonshme. Ja cilin lloj çaji mund të përdorni për të lehtësuar fryrjen e barkut, ankthin, dhimbjet në stomak, dhimbjet gjatë ciklit menstrual etj.
1. Për fryrjen e barkut
Çaji i koprës është i mirë për traktin sugjestiv. Ai përmban një përbërës që relakson ngërçet gastrointestinale, duke mundësur daljen e gazrave dhe lehtësimin e fryrjes së barkut, shkruan Shëndeti. Çaji i mentes qetëson muskujt e sistemit gastrointestinal, duke ndihmuar në procesin e tretjes. Nëse dhimbja është rezultat i refluksit acid, duhet të mos e pini këtë çaj.
2. Për dhimbjet gjatë ciklit menstrual
Një studim i vitit 2009 zbuloi se çaji i xhenxhefilit është po aq efikas sa ibuprofeni në trajtimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.
3. Për ankthin dhe stresin
Çaji i kamomilit mund t’ju ndihmojë të qetësoheni para një eventi stresues. Disa përbërës tek kjo erzë forcojnë të njëjtët receptorë në tru ashtu si ilaçet. Një studim i kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se njerëzit që vuanin nga çrregullime të përgjithshme të ankthit përjetuan lehtësim të shenjave pasi morën suplemente të kamomilit për 8 javë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.