Këshilla & Arsye

February 18, 2020 | 8:17

Si të keni një personalitet të ekuilibruar?

Thomas Merton thoshte, “Lumturia nuk është një çështje e intensitetit, por e bilancit, rendit, ritmit dhe harmonisë.”

segno_bilancia

Kjo mishëron plotësisht konceptin e ekuilibrit mendor dhe fizik. Lumturia e shumëpritur nga të gjithë ne mund të arrihet, në fakt, vetëm kur ka ekuilibër mes fizikes, mendores, shpirtërores dhe relacionales.

Personaliteti i balancuar reflektohet në sjellje

Të jesh i balancuar nuk do të thotë të aspirosh për përsosmëri ose stabilitet. Ne mund të bëjmë gabime, të bëjmë zgjedhje të gabuara, të vuajmë, të zhgënjehemi, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të kemi një personalitet të ekuilibruar. Gjatë gjithë jetës sonë ne vazhdojmë të mësojmë nga përvoja, gabimet tona, njerëzit që njohim, dhe kështu me radhë.

  • Nëse jemi të balancuar
  • Ne mësojmë të njohim njëri-tjetrin më mirë
  • Kapërcejmë plagët e së kaluarës dhe përqëndrohemi në të tashmen
  • Bëjmë plane realiste për jetën
  •  Mësojmë të jemi të qëndrueshëm

Karakteristikat e njerëzve të ekuilibruar:

  • Njerëzit ekuilibruar bëjnë sport apo aktivitet fizik me një frekuencë konstante
  • Ato flenë mjaftueshëm
  • Ato hanë shëndetshëm
  • Gjejnë kohë për t’u çlodhur
  • Planifikojnë ditën dhe përcaktojnë qëllimet e tyre
  • Përdorin në mënyrë produktive kohën që kanë në dispozicion
  • Meditojnë
  • Komunikojnë me natyrën
  • Ato janë miqësor dhe të qeshur me njerëzit që takojnë
  • Janë të ndjeshëm

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top