FB

October 14, 2021 | 8:50

Caka’s Bakery, traditë familjare!

Dashuria për një brumë cilësor e ka shndërruar në një sipërmarrje të rëndësishme. “Caka’s Bakery” ka krijuar tashmë një traditë që zë fill pas viteve ’90 në fushën e prodhimit e brumërave dhe pastiçerisë. Me disa furra të përqendruara në Tiranë dhe Durrës, “Caka’s Bakery” është një emër suksesi në recetat dhe produktet që ofron. Studimi më i fundit i bërë nga kompania, i dha nxitje ngritjes së një investimi të ri po kaq serioz, në atë të përpunimit e prodhimit të brumrave të ngrirë.

caka1-1

Me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe shtimit të çdo linje me bazë brumin, Fabrika “Caka’s Bakery” prodhon me kapacitet 500 kg në orë produkte të ngrira që nga byrekë, pica, kruasan, sanduiçe, pite, petulla etj.

Fabrika “Caka’s Bakery” është distributori kryesor që furnizon në sasi dhe cilësi produkte nga më të larmishme, të kripura dhe të ëmbla sipas porosive. Gjithçka e arrirë, për të mbuluar furnizimin e të gjitha furrave, byrektoreve, e mbi të gjitha resorteve ku zhvillohet turizmi në mbarë vendin. Përjetoni kënaqësinë e artit të gatimit, në ambientet më të përzemërta të “Caka’s Bakery”, aty nga ku gjithçka është e freskët dhe e shëndetshme.

caka

Një festë shijesh për të gjitha shqisat. “Caka’s Bakery” ofron shumëllojshmëri produktesh që nga furra e bukës, piceria, pastiçeria, xhelateria, bar-i, shërbime katering dhe specialitete të ndryshme.

  • Pastiçeri me larmi pastash, ku ndërthuren shije të ndryshme
  • Torta me shije dhe forma të personalizuara
  • Prodhime brumi me produkte të shëndetshme për familjen tuaj

Në kuadër të festave të mësuesit, nënës dhe ditës së verës, surprizat nuk do të mungojnë. “Caka’s Bakery” është e pajisur me certifikata ndërkombëtare të standardeve ISO, dhe renditet si një prej markave më të pëlqyera të konsumatorëve në Shqipëri.

caka2 caka3

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top