FB

April 7, 2022 | 12:00

Camila Cabello tregon se ç’do të thotë të jesh ‘e nënshtruar’ nga paparacët, duke ndarë përvojën e saj më të fundit nga pushimet në Miami

Camila Cabello ka kritikuar paparacët për fotot e kapura nga pushimet e saj në Miami, teksa shkroi një shënim të gjatë për vështirësitë e trupit të saj…

7fa2e7a8-298b-40f9-8244-b1eca2a0dde1

Në një postim të shpërndarë në Instagram, këngëtarja amerikane pohoi se “nuk merrte frymë”, duke e mbajtur barkun e saj brenda, vetëm e vetëm të dukej mirë nga paparacët. “Jam ndier super e pambrojtur dhe e papërgatitur, kam veshur bikini që ishin shumë të vogla dhe nuk i kushtova vëmendje pamjes sime, më pas pashë foto në internet me komente dhe u mërzita shumë”, pranoi Cabello në postimin e saj.

d59055ad-eed9-432b-8449-6948378e7ec2

“I kujtova vetes kur kjo ndikoi në vetëvlerësimin tim, unë po mendoja mendimet e kulturës dhe jo të miat,” vazhdoi ajo. “Një kulturë që është mësuar aq shumë me imazhin se si duket trupi i një gruaje ‘të shëndetshme’, nuk është plotësisht reale për shumë gra.’’

Ish-këngëtarja e Fifth Harmony e përfundoi mesazhin e saj duke u thënë fansave se qëllimi i saj ishte “të kthehesha në plazh si 7-vjeçarje, të isha e lumtur si dikur, budallaqe, të pretendoja të ishte një sirenë. Të jesh në luftë me trupin tënd është gjëja më e gabuar që mund t’i bësh vetes.’’ përfundoi ajo në postimin e saj.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.news.com.au

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top