Kur vjen puna te tendencat, Chiara Ferragni nuk humbet asnjë çast: çanta rozë e endur është modeli frymëzues për këto javë të fundit të verës. Përderisa temperaturat dhe klima të lejojnë, çantat rrjetë janë aksesori ideal për një kthim “të butë” në punë me një prekje humori të mirë në pamje.
Vera 2021 do të mbahet mend si vera e gërshetimit: nga thurjet me grep tek ato prej kashte, këto kanë qenë çantat protagoniste të verës. Lajmi i mirë? Kur të vijë shtatori, nuk do të na duhet të vendosim çantat e endura në dollap. Modeli perfekt “nga plazhi në zyrë” është ai i veshur nga Chiara Ferragni: një çantë rozë e ndritshme me efekt retinë. Çantat rrjetë të rehatshme, të bollshme dhe shumëngjyrëshe janë lidhja midis pushimeve në plazh dhe veshjeve të para të vjeshtës.
Burimi / https://donna.fanpage.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.