Lifestyle

June 8, 2018 | 12:50

Çantat e kashtës, simboli i kësaj vere (Foto)

Çantat e kashtës janë aksesori që jo vetëm do të plotësojnë veshjen tuaj këtë verë, por do ta ngrenë performancën në një tjetër nivel.

Një nga tendencat e këtij viti është kombinimi i aksesorëve tipikë të plazhit, si çanta e kashtës, me veshjet më elegante. Nëse deri më tani çantat e kashtës i keni mbajtur vetëm në plazh, lidhni një shall mëndafshi në të, dhe ja ku përftuat një aksesor chic që do të kombinohej bukur me çdo veshje në mbrëmje.

Nga modelet e çantave rrethore deri tek klasiket, të qëndisura apo jo, të mëdha e të vogla, duket se vera e 2018-ës i ka të gjitha modelet.

Nëse çantat e mëdha preferohen për pjesën e parë të ditës, ato të voglat, kryesisht të rrumbullakëta shkojnë më së miri me veshjet festive.

Vera kërkon aksesorë praktikë, ndaj ju nuk do e hiqni nga dora këtë çantë.

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top