Lifestyle

November 6, 2018 | 13:42

Çantat e vogla, tendenca e sezonit vjeshtë- dimër 2018 (Foto)

Të vogla, të çmuara dhe që bien lehtësisht në sy edhe gjatë ditës: këto janë propozimet e modës për çantat e dorës për sezonin vjeshtë-dimër 2018. Çanta që tërheqin vëmendjen, si kadife (një domosdoshmëri e sezonit) ose me perla, por edhe me qëndisje dhe temina: çdo gjë vlen, mjafton vetëm që të duken luksoze dhe elegante.

Jo vetëm për raste eventesh, ngjarje shoqërore ose për koktej: çanta supi, çanta dore, çanta të vogla që varen në rripin tënd apo pas shpatullave këto të gjitha janë tendencat e pasarelave.

Pëlhura të çmuara, të tilla si kadife dhe mëndafshi, ose pupla dhe perla për çanta cool: ekziston vetëm sikleti i zgjedhjes së një çante që gjithmonë bën dallimin.

Me ngjyra, të bardhë ose të zezë, çantë që kombinohet me veshjen apo edhe në kontrast absolut: propozimi është krejtësisht i pavarur, sepse moda na kërkon të lirë nga modelet, por gjithmonë të vëmendshëm ndaj feminitetit edhe në sezonin e ftohtë.

Burimi / www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top