Lifestyle

February 23, 2017 | 9:50

Çantat me grep… risi pranverore

Cilin model çante do të zgjidhni këtë pranverë? Punimi me grep është kudo këtë pranverë, madje dhe në çanta. Modelet janë të shumta, nga materiali i thjeshtë, por me ngjyra të ndezura, tek ato me punime të rënduara me lule. Ja aksesorët më në trend të kësaj stine…

Nëse çantat e punuara me grep janë të preferuarat tuaja, atëherë ka ardhur momenti të nxirrni nga rafti çantat prej cope dhe të viheni në punë për të realizuar aksesorët e përshtatshëm për këtë pranverë-verë. Çantat me grep janë copa unike, përshtaten mjaft mirë me tendencat e sezonit të ngrohtë, duke sjellë një stil artizanal. Por problemi qëndron te realizimi i këtyre punimeve me grep, pasi nuk është një gjë e lehtë – për të gjitha ato që nuk kanë asnjë ide se si realizohen këto punime.

canta

 

Thesi

Ndër çantat me grep modeli më “argëtues” është pa dyshim ai në formë “thesi”, i karakterizuar nga një shirit ngjitës që mbyllet në pjesën e sipërme dhe nga një bazë e rrumbullakët. Ndërsa madhësia varion sipas dëshirës: ka modele që mbahen në dorë apo edhe variante të mëdha që mbahen në shpinë si të ishin çanta shkolle. Perfekte për t’u kombinuar me një look urban, këto çanta plotësojnë në mënyrë perfekte veshjen në fundjavë.

Çantat portofol

A ka më mirë se sa një çantë portofol e realizuar me grep, për t’i dhuruar një stil retro veshjeve në mbrëmjet mondane? Përgjigjja është sigurisht vetëm një: nuk ka! Për të kombinuar këtë aksesor është e nevojshme të keni ide të qarta, duke zgjedhur ngjyra të ndezura, nëse veshja është e zezë ose – në të kundërt – në ngjyrë të errët për të minimizuar ngjyrat e forta. Në fakt, sekreti është që të zgjidhni me kujdes aksesorin, në mënyrë që rezultati të jetë ai i duhuri.

Çanta shopping

Në veshjen e çdo dite çanta shopping është një aleate e vlefshme, sepse na lejon të mbajmë me vete çdo gjë të nevojshme për të cilat kemi gjithnjë nevojë. Varianti me grep përfaqëson një alternativë simpatike në modelin klasik prej stofi. Për stinën e ngrohtë zgjidhni një model të dekoruar me lule të vogla të punuara me grep.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top