Catherine Zeta-Jones gjatë karrierës së saj ka interpretuar në shumë filma. Aktorja 49-vjeçare ka folur rreth asaj se sa e vështirë është të jesh një grua në Hollivud. Zeshkania tha se gratë kanë shumë më tepër presione se burrat në botën e kinemasë.
“Kjo punë është shumë e vështirë, sidomos për gratë. Asgjë nuk ka ndryshuar deri tani, mund të pretendojmë që gjendja e sotme në Hollywood është e ndryshme, por jo”, tha fillimisht bukuroshja.
“Rrjetet sociale kanë bërë një hap më tutje, sepse gjithçka duket më bukur dhe më mirë se sa është me të vërtetë”, tha gruaja e Michael Douglasit. Kohët e fundit Douglas është akuzuar nga një grua se e ka ngacmuar seksualisht. Kjo duket se s’ka qenë aspak e lehtë për të dhe familjen e saj.
“Ne u shkatërruan pas atyre akuzave. Ne nuk e dinim se kush ishte ajo grua që akuzonte Michaelin. Edhe fëmijët janë të përfshirë në këtë bisedë”, tha aktorja 49-vjeçare.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.