Një baba i pasur, duke dashur që djali i tij të dijë se çfarë do të thotë të jesh i varfër, e bëri atë të kalonte një ditë me një familje fshatare. Fëmija kaloi 3 ditë dhe 3 net në fusha. Kur u kthye në qytet, sërish me makinë, babai i tij e pyeti:
– Çfarë do më thuash për përvojën që kalove?
– Epo, – u përgjigj djali.
– A mësove diçka? – insistoi ati i tij.
Dhe djali i renditi:
1 – Që ne kemi një qen, ndërsa ata kishin katër.
2 – Që ne kemi një pishinë me ujë të trajtuar, në fund të kopshtit. Ata kanë një lumë, me ujë të pastër kristal, peshk dhe gjëra të tjera të bukura.
3- Që ne kemi dritë elektrike në kopshtin tonë, ndërsa ata kanë yjet dhe hënën që i ndriçojnë.
4 – Që kopshti ynë të arrin deri te muri. I tyre ishte deri në horizont.
5 – Që ne e blejmë ushqimin tonë; ata e kultivojnë, e korrin dhe e gatuajnë vetë.
6 – Që ne dëgjojmë CD… Ata dëgjojnë një simfoni të vazhdueshme të papagajve, bulkthave dhe kafshëve të tjera… e gjithë kjo, ndonjëherë shoqëruar nga kënga e një fqinji që punon tokën.
7 – Që ne përdorim mikrovalë. Ajo që ata gatuajnë, ka shijen e zjarrit të ngadaltë.
8 – Që ne për të mbrojtur veten, jetojmë të rrethuar nga kontrolle alarmi… Ata jetojnë me dyer të hapura, të mbrojtur nga miqësia e fqinjëve të tyre.
9 – Që ne jetojmë duke komunikuar me telefon, kompjuter, televizor. Ata janë të lidhur me jetën, qiellin, diellin, ujin, fushat, kafshët, hijet dhe familjet e tyre.
Babai i djalit mbeti shumë i impresionuar nga ndjenjat e të birit. Në fund, djali përfundon:
Faleminderit që më mësove se sa të varfër jemi!
Çdo ditë bëhemi gjithnjë e më të varfër sepse nuk e respektojmë më natyrën!
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.